News

E ardhmja e pasurive të mikpritjes: Një dialog me lidershipin e Elite Hospitality

Posted on 15 January 2026

Në një epokë ndryshimesh të shpejta ekonomike, pasuritë e mikpritjes kërkojnë më shumë se thjesht shërbim – ato kërkojnë një “motor” të sofistikuar teknologjie, fuqi tregu dhe planifikim afatgjatë. Më poshtë, Elvis Kotherja (Themelues) dhe Besi Xhaja (CEO i Elite Hospitality) na tregojnë se si Elite Hospitality po rimodelon menaxhimin e pasurive të mikpritjes në rajon.

Intervista me Elvis Kotherja – Themelues i Elite Travel Group & Elite Hospitality

Elite Hospitality ka lindur nga një trashëgimi 25-vjeçare. Si përkthehet kjo histori në “fuqi shitjeje” për një pronar hoteli sot?

Themeli ynë nuk është thjesht në menaxhim; është në rezultate. Përmes Elite Travel Group, ne kemi kontraktuar dhe realizuar miliona fjetje në të gjithë Europën Juglindore. Ne nuk ‘operojmë’ thjesht një hotel; ne e dimë saktësisht se si ta mbushim atë. Ky çerek shekulli të dhënash dhe marrëdhëniesh na jep një perspektivë unike që firmat tradicionale të menaxhimit nuk e kanë. Ne e kuptojmë pulsin e tregut, gjë që na lejon të harmonizojmë pasurinë e një pronari me kërkesën e botës reale në mënyrë të menjëhershme.”

Sa ndikojnë lëvizjet demografike në industrinë e mikpritjes, dhe si do të sillen gjeneratat e ardhshme me raport me trashëgiminë e strukturave hotel, bujtinë, restorant etj.? Pse është kjo një pjesë e rëndësishme dhe në fokusin e vizionit tuaj?

Ne po hyjmë në një periudhë ndryshimesh të mëdha sociale. Shohim shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme familjare ku themeluesit po plaken, por gjenerata tjetër mund të mos jetë gati për të marrë përsipër barrën administrative të teknologjisë moderne dhe marketingut global. Vizioni ynë është ta kthejmë këtë “krizë pasuesish” në një zgjidhje. Ne mbrojmë shpirtin dhe investimin e familjes duke ofruar shtyllën institucionale që u nevojitet. Të njëjtën gjë bëjmë për bankat, fondet e investimit, investitorët, kompanitë e sigurimit dhe firmat e ndërtimit që zotërojnë pasuri pa pasur ekspertizën për t’i drejtuar ato. Ne reduktojmë rrezikun e investimit të tyre dhe maksimalizojmë vlerën e tregut.

Cili është premtimi i Elite Hospitality për një investitor?

Transparenca dhe partneriteti në zhvillim. Pavarësisht nëse jeni një bankë, një investitor apo një kompani sigurimesh, ju keni nevojë për një partner që vepron si kujdestar i kapitalit tuaj. Vizioni ynë është të jemi kompania kryesore me shërbim të plotë, që transformon strukturat në produkte dhe destinacione me performancë të lartë. Ne ofrojmë një filozofi të thjeshtë: një model transparent, me kosto-eficiente ku ne ndajmë suksesin. Ne nuk jemi thjesht një ofrues shërbimi; ne jemi një partner afatgjatë në zhvillimin e pasurisë/pronës.”

Intervistë me Besi Xhaja – CEO i Elite Hospitality

Si siguron struktura menaxhuese Elite Hospitality që çdo pronë të performojë sipas një standardi global?

Ekzekutimi ka të bëjë me eliminimin e supozimeve. Ne kemi ndërtuar një Qendër të Kompetencës Qendrore që vepron si “Truri” ynë. Ky tru strehon ekspertizën tonë në shpërndarjen digjitale, financat dhe burimet njerëzore. Më pas ne e përcjellim këtë ekspertizë në “Qendrat tona të Fitimit/Pronat” në terren. Kjo do të thotë se një hotel i vogël butik ose një resort i madh i menaxhuar nga ne, merr të njëjtin nivel të lartë shërbimi të drejtuar nga profesionistë që përdorin teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Ky proces është i mirë-strukturuar, nga prokurimi dhe deri tek raportimi e auditimi financiar, që garanton një menaxhim të njëjtë si një zinxhir global. Ne sjellim lidership të nivelit institucional në çdo pronë të vetme.

Elite Hospitality ofron disa modele – nga White Label deri te Qiradhënia. Si e vendosni se cili është më i miri për një pronar?

Ka të bëjë me pritshmërinë e secilit pronar apo investitor.
Nëse një pronar dëshiron siguri absolute, modeli ynë i Qiradhënies (9+9 vite) ofron një rrjedhë të garantuar të ardhurash dhe dyfishon vlerën e pasurisë përmes ripozicionimit tonë.

Për ata që duan të mbeten aktivë në vendimmarrje, modeli ynë White Label ofron motorin tonë teknologjik – sistemet e të ardhurave AI dhe burimet njerëzore qendrore – ndërsa ata ruajnë pavarësinë.

Për rritjen ndërkombëtare, ne veprojmë si “Ura” për Marrëveshjet e Franchise, duke trajtuar “dhimbjen e kokës” së standardeve të markës, ndërsa pronari gëzon kthimin nga investimi (ROI). Ne e përshtatim ekzekutimin sipas oreksit specifik të pronarit për rrezik dhe përfshirje.”

Si e siguroni ju efikasitetin e Elite Hospitality që dikush të përfitojë sa më shumë nga bashkëpunimi me ju?

Efiçenca udhëhiqet nga ekosistemi ynë digjital. Ne kemi zëvendësuar administratën e vjetër me një strukturë të sofistikuar shitjesh dhe të ardhurash. Kjo u jep OTA-ve, bankave të krevateve (Bed Banks) dhe agjencive të udhëtimit akses të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale në inventarin tonë. Kombinuar me prokurimin tonë qendror – i cili përdor distribucionin dhe “fuqinë e shitjes” masive të grupit tonë për të ulur kostot – ne mbrojmë marzhet e pronarit në çdo hap. Në kontratat tona të menaxhimit, qëllimet tona janë 100% të përputhura me pronarin: ne fitojmë kur ata fitojnë. Ky është përkufizimi i ekselencës në lidershipin e klientëve.

Cilat janë disa nga strukturat akomoduese që e kanë përqafuar vizionin tuaj të Elite Hospitality?

Aktualisht, ne jemi të fokusuar në dy projekte madhore që shënojnë fillimin e këtij viti. E para është Henry Resort and Spa në Golem, me një kapacitet prej 108 çelësash. Ky resort do të jetë nën menaxhimin tonë duke filluar nga data 10 janar dhe do të funksionojë gjatë gjithë vitit, duke sjellë një standard të ri në bregdet.
Gjithashtu, kemi zgjeruar portofolin tonë në Itali me një pronë në zonën e Emilia-Romagna, konkretisht në Badia Polesine. Ky është një apart-hotel me 110 çelësa, i cili ndodhet në një pozicion shumë strategjik, rreth 60 km larg qendrave kryesore si Bologna, Venezia, Verona dhe rajoni i Lombardisë. Kemi edhe shumë projekte të tjera që janë në fazë shqyrtimi dhe në hapat finale të marrëveshjeve, të cilat do t’i komunikojmë në vijim.”

Për sa i përket burimeve njerëzore, pse një punonjës hotelerie duhet të përqafojë vizionin tuaj dhe të punojë me ju?

Sektori i turizmit është një nga industritë që do të jetë fokusi i shtetit shqiptar për vitet në vijim.

Mendojmë se strukturat akomoduese sot kanë shansin e artë të rrisin të ardhurat e tyre dhe të kopjojnë receta suksesi në rajon si Kroacia ose Mali i Zi, pse jo edhe Italia e Jugut.

Arsyet janë disa, por po rendis më poshtë:

    • Mjedis pa stres, i mbështetur nga sisteme të teknologjisë së fundit: Operacionet tona janë të mbështetura nga sisteme menaxhimi të sofistikuara, duke eliminuar kaosin dhe krijuar një ambient të qetë dhe efikas pune.
    • Karriera e larmishme: Puna jonë nuk është e kufizuar në një sektor – mund të zhvilloni karrierën tuaj në menaxhimin e hoteleve luksoze dhe në rrjetin ndërkombëtar të bareve dhe restoranteve.
    • Profesion ndërkombëtar: mundësia për të punuar në një treg global me një rrjet partneritetesh shumë të gjerë.
    • Efiçencë profesionale nëpërmjet balancimit të orareve. Sistemet tona teknologjike ju respektojnë në maksimum kohën tuaj personale dhe jetën tuaj.
    • Bonuse dhe mundësi të pafundme zhvillimi në një industri me potencial të pafund.

Për më shumë mundësi punësimi tek Elite Hospitality mund të aplikoni këtu: https://hospitality.etg.al/career/

News

The Future of Hospitality Assets: A Dialogue with the Leadership of Elite Hospitality

Posted on 15 January 2026

In an era of rapid economic change, hospitality assets require more than just service – they demand a sophisticated engine of technology, market power, and long-term planning. Below, Elvis Kotherja (Founder) and Besi Xhaja (CEO of Elite Hospitality) explain how Elite Hospitality is reshaping hospitality asset management in the region.

Interview with Elvis Kotherja – Founder of Elite Travel Group & Elite Hospitality

Elite Hospitality was born from a 25-year legacy. How does this history translate into “sales power” for a hotel owner today?

Our foundation is not merely management; it is results. Through Elite Travel Group, we have contracted and delivered millions of overnight stays across Southeast Europe. We do not simply “operate” a hotel; we know exactly how to fill it. This quarter-century of data and relationships gives us a unique perspective that traditional management firms do not have. We understand the pulse of the market, which allows us to immediately align an owner’s asset with real-world demand.

How do demographic shifts impact the hospitality industry, and how will future generations relate to inherited hotels, guesthouses, restaurants, and similar assets? Why is this important to your vision?

We are entering a period of major social transformation. We see many small and medium-sized family businesses where the founders are aging, while the next generation may not be ready to take on the administrative burden of modern technology and global marketing. Our vision is to turn this “succession crisis” into a solution. We protect the family’s spirit and investment by providing the institutional backbone they need.

We do the same for banks, investment funds, investors, insurance companies, and construction firms that own assets but lack the expertise to manage them. We reduce their investment risk and maximize market value.

What is Elite Hospitality’s promise to an investor?

Transparency and partnership in growth. Whether you are a bank, an investor, or an insurance company, you need a partner who acts as a steward of your capital. Our vision is to be the leading full-service company that transforms properties into high-performance products and destinations.

We offer a simple philosophy: a transparent, cost-efficient model in which we share success. We are not merely a service provider; we are a long-term partner in asset and property development.


Interview with Besi Xhaja – CEO of Elite Hospitality

How does Elite Hospitality’s management structure ensure that every property performs to a global standard?

Execution is about eliminating assumptions. We have built a Central Competence Center that functions as our “brain.” This brain houses our expertise in digital distribution, finance, and human resources.

We then transfer this expertise to our “Profit Centers / Properties” on the ground. This means that whether it is a small boutique hotel or a large resort, each property receives the same high level of service, driven by professionals using technology and artificial intelligence.

The process is well structured, from procurement to financial reporting and auditing, ensuring management standards comparable to those of a global chain. We bring institutional-level leadership to every single property.

Elite Hospitality offers several models – from White Label to Leasing. How do you determine which is best for an owner?

It depends on the expectations of each owner or investor.

  • If an owner wants absolute security, our leasing model (9+9 years) provides a guaranteed income stream and doubles the asset’s value through repositioning.

  • For those who wish to remain active in decision-making, our White Label model offers our technological engine – AI-driven revenue systems and centralized human resources – while they retain independence.

  • For international expansion, we act as a “bridge” for franchise agreements, handling the “headache” of brand standards while the owner enjoys return on investment (ROI).

We tailor execution to each owner’s specific appetite for risk and involvement.

How do you ensure efficiency so that partners benefit as much as possible from working with Elite Hospitality?

Efficiency is driven by our digital ecosystem. We have replaced old-style administration with a sophisticated sales and revenue structure. This gives OTAs, bed banks, and travel agencies direct, real-time access to our inventory.

Combined with centralized procurement – which leverages our group’s large-scale distribution and sales power to reduce costs – we protect the owner’s margins at every step.

In our management contracts, our goals are 100% aligned with the owner’s: we win when they win. This is the definition of excellence in client-centric leadership.

Which properties have already embraced the Elite Hospitality vision?

Currently, we are focused on two major projects marking the beginning of this year.

The first is Henry Resort & Spa in Golem, with a capacity of 108 keys. This resort has been under our management since January 10 and operates year-round, bringing a new standard to the coastline.

We have also expanded our portfolio in Italy with a property in the Emilia-Romagna region, specifically in Badia Polesine. This is a 110-key apart-hotel in a highly strategic location, about 60 km from major hubs such as Bologna, Venice, Verona, and the Lombardy region.

We have several other projects under review and in the final stages of negotiation, which we will announce in due course.

Regarding human resources, why should a hospitality professional embrace your vision and work with you?

Tourism is one of the sectors that will be a key focus of the Albanian state in the coming years. We believe accommodation structures today have a golden opportunity to increase revenues and replicate regional success models such as Croatia, Montenegro, and even Southern Italy.

There are several reasons to join us:

  • Low-stress environment supported by cutting-edge technology: Our operations are powered by sophisticated management systems that eliminate chaos and create a calm, efficient workplace.

  • Diverse career paths: Your career is not limited to one sector – you can grow in luxury hotel management and within an international network of bars and restaurants.

  • An international profession: Opportunities to work in a global market with a broad partnership network.

  • Professional efficiency through balanced schedules: Our technology respects your personal time and work–life balance.

  • Bonuses and unlimited growth opportunities in an industry with limitless potential.

For more employment opportunities at Elite Hospitality, you can apply here:
https://hospitality.etg.al/career/

Press Release

Turizmi Shqiptar: Drejt Një të Ardhme të Qëndrueshme

Posted on 30 December 2024

Bazuar në intervistën me Elvis Kotherja, CEO i Elite Travel Group dhe Kryetar i Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes pranë AmCham


Turizmi po merr një zhvillim të madh vitet e fundit dhe po konsiderohet si një nga sektorët prioritarë. Në opinionin tuaj, si përfaqësues i biznesit në këtë sektor, por dhe i Komitetit të Turizmit, qëndron kjo konsideratë? Mundet turizmi të bëhet një forcë tërheqëse për ekonominë shqiptare?

Së pari, dua të falënderoj nga zemra gjithë stafin ekzekutiv për mbështetjen e pandërprerë që i është ofruar Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes. Pa këtë mbështetje, nuk do të kishim arritur këto rezultate, të cilat, në fund të këtij dyvjeçari, do të jenë themeli për vijimin e punës sonë në këtë sektor në vitet që vijnë. Është fakt që turizmi mbetet i vetmi sektor i ekonomisë shqiptare që vijon të mbajë një trend rritës, pavarësisht sfidave të shumta. 

Disa nga këto sfida përfshijnë kursin e këmbimit, i cili ndikon negativisht në të ardhurat e sektorit, dhe mungesën e theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Megjithatë, është inkurajuese të shohësh një vullnet të qartë nga të gjithë aktorët—duke filluar nga institucionet politike, qeveria dhe sektori privat. 

Lajmi më i mirë i këtyre viteve të fundit është që tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka një vizion të qartë për të ardhmen. Ajo ka marrë angazhimin dhe lidershipin për krijimin e një drafti final të strategjisë së zhvillimit të turizmit, në të cilin kemi kontribuar edhe ne.

Kjo është padyshim një shenjë pozitive për të gjithë industrinë. Për herë të parë, kemi një plan zhvillimi strategjik ku procesi i hartimit ka qenë tepër produktiv, duke përfshirë një gamë të gjerë aktorësh vendas dhe të huaj, si institucione publike dhe private. Si rezultat, kemi një tablo të qartë për të ardhmen e sektorit në vitet që vijnë. Gjithsesi, vetëm një strategji e shkruar nuk mjafton. Kërkohet gjithashtu një vullnet i fortë politik për zbatimin e saj, bazuar në faturën financiare që e shoqëron.

Në fund të fundit, bizneset në Shqipëri konsiderojnë prioritarë ata sektorë ku mbështetja financiare nga qeveria është evidente. Për çdo 1 milion euro të investuar nga qeveria, biznesi është i gatshëm të investojë të paktën 7 herë më shumë.
Turizmi ka potencialin të shndërrohet në një forcë të fuqishme për ekonominë shqiptare. Synimi ynë është të zhvillojmë një turizëm gjithëvjetor—turizmi që mbështet ekonominë, krijon punësim të vazhdueshëm dhe ndikon pozitivisht në sektorë të tjerë ekonomikë. Gjithashtu, turizmi gjithëvjetor kontribuon në përmbushjen e aspekteve sociale dhe ekonomike të turizmit të qëndrueshëm.

Shqipëria po hyn në hartën e vendeve atraktive për tu vizituar. Për të mos e humbur këtë interes çfarë duhet të kenë në konsideratë politikbërësit? Po bizneset e sektorit?

Po, është shumë e vërtetë që kjo është një mundësi e artë, e cila nuk duhet humbur. Ajo që politika duhet të ketë në konsideratë është e thjeshtë: të implementojë strategjinë e turizmit duke e mbështetur financiarisht dhe të vazhdojë me qasjen dhe vullnetin pozitiv që ka treguar deri tani ndaj sektorit privat. Është jetike që zhvillimi të bashkërendohet në çdo fazë, duke përfshirë gjithashtu trajnimin dhe edukimin profesional—pa të cilin kjo industri nuk ka të ardhme. 

Nga ana tjetër, bizneset kanë një përgjegjësi po aq të rëndësishme. Ato duhet të bëjnë kujdes me shërbimin dhe me çmimet. Nuk duhet parë rritja e kërkesës si një mundësi për abuzim, por si një mundësi për të krijuar një burim të ardhurash të qëndrueshme për vitet që vijnë. 

Dixhitalizimi është një tjetër element jetik që do ta ndihmojë industrinë të bëhet më efikase, më e shpejtë dhe më e saktë. Investimet në dixhitalizim duhet të jenë prioritet për bizneset, jo vetëm në implementimin e sistemeve të reja, por edhe në aftësimin e stafit për t’i përdorur ato në mënyrë të efektshme. 

Së fundmi, trajnimi dhe edukimi profesional mbeten shtylla të pazëvendësueshme për suksesin e turizmit.

Alokimi i fondeve në këtë fushë është jetik. Bizneset private nuk duhet të presin gjithmonë nga institucionet publike, por duhet të gjejnë zgjidhje të shpejta për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.Pa buzëqeshje, pa etikë dhe pa mirësjellje nga çdo punonjës i industrisë, nuk mund të kemi klientë që rikthehen. Dhe pa klientë që rikthehen, nuk mund të ndërtojmë një turizëm të qëndrueshëm.

Në vitin 2025, nuk duhet të themi faleminderit vetëm kur shërbejmë, por duhet të mësojmë të themi të gjithë, pavarësisht nëse dimë apo jo anglisht: “You are welcome—jeni të mirëseardhur.”

Si qëndron Shqipëria në raport me vëndet e tjera të Adriatikut? Mundemi ne të bëhemi konkurrentë të fortë? Cfarë duhet bërë për ta fituar këtë kompeticion?

Në këtë fazë ku ndodhemi, është e natyrshme që Shqipëria të jetë e pozicionuar në fund të listës krahasuar me vendet e Mesdheut. Kjo është një situatë e pritshme, duke marrë parasysh se industria jonë e turizmit ka një moshë relativisht të re. 

Sidoqoftë, ajo që na pengon më shumë nuk është mungesa e përvojës, por mungesa e një strukture të mirëfilltë organizative, qoftë në politikëbërje, ashtu edhe në mënyrën se si bizneset menaxhojnë këtë industri.
Në fund të fundit, turizmi nuk është thjesht një sektor më vete; ai është administrim biznesi. Vetëm 20% e kësaj industrie lidhet direkt me turizmin si koncept, ndërsa 80% është njësoj si çdo industri tjetër, si prodhimi apo sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo duhet kuptuar qartë dhe me përgjegjësi nga të gjithë aktorët e përfshirë.

Shqipëria ka fatin dhe mundësinë për të ndërtuar një identitet të ri turistik, bazuar në traditat dhe kulturën tonë unike. Kjo është edhe pika kyçe që reflektohet në strategjinë tonë kombëtare. Nga ana tjetër, në këtë fazë të hershme të zhvillimit, ne duhet të konkurrojmë me çmimin. Kjo strategji është e domosdoshme derisa të arrijmë maturimin në cilësinë e shërbimit dhe të krijojmë një markë autentike, e cila do të na diferencojë dhe do të na japë avantazhin e qëndrueshmërisë.

Synimi është që një klient të mos vijë thjesht në Shqipëri, por të zgjedhë një destinacion specifik brenda saj. Një destinacion ku ai preferon një njësi akomoduese të veçantë, ku dëshiron të shërbehet nga Arbeni, të shijojë gatimet e Dritës, të provojë verën e një kantine në zonën e Fishtës dhe të marrë pjesë në aktivitete ku shoqëruesi Armandi dhe shoferi Artani janë gjithmonë të buzëqeshur dhe socialë.

Ne duhet të vazhdojmë të konkurrojmë me atë që tashmë na njohin: Mikpritjen tonë dhe buzëqeshjen që e kemi nga Zoti. Por, kjo duhet të kombinohet me profesionalizmin e fituar vitet e fundit dhe me përditësimin e vazhdueshëm të njohurive tona në këtë industri, që kërkon zhvillim të përhershëm dhe arsimim profesional.

Kjo është rruga jonë drejt një turizmi të qëndrueshëm, të suksesshëm dhe të diferencuar, i cili do të vendosë Shqipërinë në hartën e destinacioneve më të kërkuara në botë.

Burimi: https://amcham.com.al/newsletter-nr-17-english-shqip/

Press Release

Albanian Tourism: Towards a Sustainable Future

Posted on 30 December 2024

Based on an interview with Elvis Kotherja, CEO of Elite Travel Group and Chairman of the Tourism and Hospitality Committee at AmCham


Tourism has experienced significant growth in recent years and is increasingly recognized as a priority sector. As a representative of the business community in this sector and the Tourism Committee, do you agree with this view? Can tourism become a driving force for Albania’s economy?

First, I would like to extend my heartfelt thanks to the entire executive team for their unwavering support of the Tourism and Hospitality Committee. Without this assistance, we would not have achieved the results we are seeing today. These accomplishments will serve as the foundation for our continued work in the sector in the years ahead.

It’s undeniable that tourism remains the only sector in the Albanian economy showing consistent growth despite numerous challenges. Among these challenges are exchange rate fluctuations, which negatively affect the sector’s revenues, and the severe shortage of skilled labor. However, it’s encouraging to see a clear commitment from all key stakeholders—political institutions, the government, and the private sector.

One of the most positive developments in recent years is that the Ministry of Tourism and Environment now has a clear vision for the future. The Ministry has shown leadership by taking the initiative to create a final draft of the tourism development strategy, to which we have also contributed. This is a very promising sign for the entire industry.

For the first time, we have a strategic development plan in place. The process of creating this plan has been highly productive, with input from a wide range of local and international stakeholders, including both public and private institutions. As a result, we now have a clear outlook for the sector’s future in the coming years.

However, a written strategy alone is not sufficient. There must also be strong political will to implement it, supported by the necessary financial resources. In the end, businesses in Albania prioritize sectors where government support is clearly visible. For every 1 million euros invested by the government, businesses are ready to invest at least seven times that amount.

Tourism has the potential to become a significant driver of Albania’s economy. Our goal is to develop year-round tourism—a type of tourism that supports the economy, creates steady employment, and positively impacts other sectors. Additionally, year-round tourism helps achieve the social and economic goals of sustainable tourism.

Albania is emerging as an attractive destination on the map of countries to visit. To maintain this interest, what should policymakers focus on? And what role do businesses in the sector play?

Indeed, this is a golden opportunity that should not be missed. Policymakers must focus on one simple priority: to implement the tourism strategy with full financial support and continue the positive approach they have shown towards the private sector. It’s essential that development efforts be coordinated at every stage, with a special emphasis on professional training and education. Without this, the industry will not have a sustainable future.

On the other hand, businesses have a key responsibility as well. They must focus on service quality and pricing. An increase in demand should not be seen as an opportunity for exploitation but as a chance to create a stable source of revenue for the years ahead.

Digitalization is another crucial factor that will help the industry become more efficient, faster, and more accurate. Businesses should prioritize investments in digital tools—not only by implementing new systems but also by training staff to use these tools effectively.

Lastly, professional training and education remain essential pillars for tourism success. Allocating funds for this purpose is critical. Private businesses should not wait for public institutions to act but should seek solutions to improve service quality on their own. Without a smile, good manners, and ethics from every employee in the industry, repeat customers will be difficult to retain. And without repeat customers, sustainable tourism cannot be built.

By 2025, we should not just say “thank you” when serving customers; we should all learn to say, “You are welcome,” whether we speak English or not.

How does Albania compare to other Adriatic countries? Can we become strong competitors? What steps should be taken to succeed in this competition?

At this stage, it’s natural that Albania ranks near the bottom compared to other Mediterranean countries. This is an expected outcome given that our tourism industry is still relatively young. However, what holds us back most is not a lack of experience, but rather the absence of a well-defined organizational structure, both in policymaking and in the management of businesses within the industry.

Ultimately, tourism is not simply a sector; it is business management. Only 20% of the industry is directly related to tourism as a concept, while the other 80% functions much like any other industry, such as manufacturing or services. This understanding must be clear to all stakeholders involved.

Albania is fortunate to have the opportunity to build a new tourism identity based on our unique traditions and culture. This is the central focus of our national strategy. At the same time, in this early stage of development, we must compete on price. This approach is necessary until we reach a level of maturity in service quality and can create an authentic brand that differentiates us and gives us a sustainable competitive advantage.

The goal is for visitors not to simply come to Albania, but to choose a specific destination within the country. A destination where they prefer a unique accommodation experience, where they enjoy local dishes prepared by Drita, taste wine from a winery in Fishta, and participate in activities led by friendly and professional guides like Armand and Artani.

We must continue to compete based on what we are already known for: our hospitality and the warmth of our smiles. But this must be combined with the professionalism we have developed over the years and the ongoing refinement of our knowledge in this ever-evolving industry. Professional education and continuous development are key to maintaining our competitive edge.

This is our path toward sustainable, successful, and differentiated tourism, which will place Albania among the world’s most sought-after destinations.

Source: https://amcham.com.al/newsletter-nr-17-english-shqip/

E ardhmja e pasurive të mikpritjes: Një dialog me lidershipin e Elite Hospitality

Pasurite e Mikpritjes

News E ardhmja e pasurive të mikpritjes: Një dialog me lidershipin e Elite Hospitality Posted on 15 January 2026 Në një epokë ndryshimesh të shpejta ekonomike, pasuritë e mikpritjes kërkojnë më shumë se thjesht shërbim – ato kërkojnë një “motor” të sofistikuar teknologjie, fuqi tregu dhe planifikim afatgjatë. Më poshtë, Elvis Kotherja (Themelues) dhe Besi Xhaja (CEO i Elite Hospitality) na tregojnë se si Elite Hospitality po rimodelon menaxhimin e pasurive të mikpritjes në rajon. Intervista me Elvis Kotherja – Themelues i Elite Travel Group & Elite Hospitality Elite Hospitality ka lindur nga një trashëgimi 25-vjeçare. Si përkthehet kjo histori në “fuqi shitjeje” për një pronar hoteli sot? Themeli ynë nuk është thjesht në menaxhim; është në rezultate. Përmes Elite Travel Group, ne kemi kontraktuar dhe realizuar miliona fjetje në të gjithë Europën Juglindore. Ne nuk ‘operojmë’ thjesht një hotel; ne e dimë saktësisht se si ta mbushim atë. Ky çerek shekulli të dhënash dhe marrëdhëniesh na jep një perspektivë unike që firmat tradicionale të menaxhimit nuk e kanë. Ne e kuptojmë pulsin e tregut, gjë që na lejon të harmonizojmë pasurinë e një pronari me kërkesën e botës reale në mënyrë të menjëhershme.” Sa ndikojnë lëvizjet demografike në industrinë e mikpritjes, dhe si do të sillen gjeneratat e ardhshme me raport me trashëgiminë e strukturave hotel, bujtinë, restorant etj.? Pse është kjo një pjesë e rëndësishme dhe në fokusin e vizionit tuaj? Ne po hyjmë në një periudhë ndryshimesh të mëdha sociale. Shohim shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme familjare ku themeluesit po plaken, por gjenerata tjetër mund të mos jetë gati për të marrë përsipër barrën administrative të teknologjisë moderne dhe marketingut global. Vizioni ynë është ta kthejmë këtë “krizë pasuesish” në një zgjidhje. Ne mbrojmë shpirtin dhe investimin e familjes duke ofruar shtyllën institucionale që u nevojitet. Të njëjtën gjë bëjmë për bankat, fondet e investimit, investitorët, kompanitë e sigurimit dhe firmat e ndërtimit që zotërojnë pasuri pa pasur ekspertizën për t’i drejtuar ato. Ne reduktojmë rrezikun e investimit të tyre dhe maksimalizojmë vlerën e tregut. Cili është premtimi i Elite Hospitality për një investitor? Transparenca dhe partneriteti në zhvillim. Pavarësisht nëse jeni një bankë, një investitor apo një kompani sigurimesh, ju keni nevojë për një partner që vepron si kujdestar i kapitalit tuaj. Vizioni ynë është të jemi kompania kryesore me shërbim të plotë, që transformon strukturat në produkte dhe destinacione me performancë të lartë. Ne ofrojmë një filozofi të thjeshtë: një model transparent, me kosto-eficiente ku ne ndajmë suksesin. Ne nuk jemi thjesht një ofrues shërbimi; ne jemi një partner afatgjatë në zhvillimin e pasurisë/pronës.” Intervistë me Besi Xhaja – CEO i Elite Hospitality Si siguron struktura menaxhuese Elite Hospitality që çdo pronë të performojë sipas një standardi global? Ekzekutimi ka të bëjë me eliminimin e supozimeve. Ne kemi ndërtuar një Qendër të Kompetencës Qendrore që vepron si “Truri” ynë. Ky tru strehon ekspertizën tonë në shpërndarjen digjitale, financat dhe burimet njerëzore. Më pas ne e përcjellim këtë ekspertizë në “Qendrat tona të Fitimit/Pronat” në terren. Kjo do të thotë se një hotel i vogël butik ose një resort i madh i menaxhuar nga ne, merr të njëjtin nivel të lartë shërbimi të drejtuar nga profesionistë që përdorin teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Ky proces është i mirë-strukturuar, nga prokurimi dhe deri tek raportimi e auditimi financiar, që garanton një menaxhim të njëjtë si një zinxhir global. Ne sjellim lidership të nivelit institucional në çdo pronë të vetme. Elite Hospitality ofron disa modele – nga White Label deri te Qiradhënia. Si e vendosni se cili është më i miri për një pronar? Ka të bëjë me pritshmërinë e secilit pronar apo investitor.Nëse një pronar dëshiron siguri absolute, modeli ynë i Qiradhënies (9+9 vite) ofron një rrjedhë të garantuar të ardhurash dhe dyfishon vlerën e pasurisë përmes ripozicionimit tonë. Për ata që duan të mbeten aktivë në vendimmarrje, modeli ynë White Label ofron motorin tonë teknologjik – sistemet e të ardhurave AI dhe burimet njerëzore qendrore – ndërsa ata ruajnë pavarësinë. Për rritjen ndërkombëtare, ne veprojmë si “Ura” për Marrëveshjet e Franchise, duke trajtuar “dhimbjen e kokës” së standardeve të markës, ndërsa pronari gëzon kthimin nga investimi (ROI). Ne e përshtatim ekzekutimin sipas oreksit specifik të pronarit për rrezik dhe përfshirje.” Si e siguroni ju efikasitetin e Elite Hospitality që dikush të përfitojë sa më shumë nga bashkëpunimi me ju? Efiçenca udhëhiqet nga ekosistemi ynë digjital. Ne kemi zëvendësuar administratën e vjetër me një strukturë të sofistikuar shitjesh dhe të ardhurash. Kjo u jep OTA-ve, bankave të krevateve (Bed Banks) dhe agjencive të udhëtimit akses të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale në inventarin tonë. Kombinuar me prokurimin tonë qendror – i cili përdor distribucionin dhe “fuqinë e shitjes” masive të grupit tonë për të ulur kostot – ne mbrojmë marzhet e pronarit në çdo hap. Në kontratat tona të menaxhimit, qëllimet tona janë 100% të përputhura me pronarin: ne fitojmë kur ata fitojnë. Ky është përkufizimi i ekselencës në lidershipin e klientëve. Cilat janë disa nga strukturat akomoduese që e kanë përqafuar vizionin tuaj të Elite Hospitality? Aktualisht, ne jemi të fokusuar në dy projekte madhore që shënojnë fillimin e këtij viti. E para është Henry Resort and Spa në Golem, me një kapacitet prej 108 çelësash. Ky resort do të jetë nën menaxhimin tonë duke filluar nga data 10 janar dhe do të funksionojë gjatë gjithë vitit, duke sjellë një standard të ri në bregdet.Gjithashtu, kemi zgjeruar portofolin tonë në Itali me një pronë në zonën e Emilia-Romagna, konkretisht në Badia Polesine. Ky është një apart-hotel me 110 çelësa, i cili ndodhet në një pozicion shumë strategjik, rreth 60 km larg qendrave kryesore si Bologna, Venezia, Verona dhe rajoni i Lombardisë. Kemi edhe shumë projekte të tjera që janë në fazë shqyrtimi dhe në hapat finale të marrëveshjeve, të cilat do t’i komunikojmë në vijim.” Për sa i përket burimeve njerëzore, pse një punonjës hotelerie duhet të përqafojë vizionin tuaj dhe të punojë me ju? Sektori i turizmit është një nga industritë që do […]

Read More…

The Future of Hospitality Assets: A Dialogue with the Leadership of Elite Hospitality

Elite Hospitality

News The Future of Hospitality Assets: A Dialogue with the Leadership of Elite Hospitality Posted on 15 January 2026 In an era of rapid economic change, hospitality assets require more than just service – they demand a sophisticated engine of technology, market power, and long-term planning. Below, Elvis Kotherja (Founder) and Besi Xhaja (CEO of Elite Hospitality) explain how Elite Hospitality is reshaping hospitality asset management in the region. Interview with Elvis Kotherja – Founder of Elite Travel Group & Elite Hospitality Elite Hospitality was born from a 25-year legacy. How does this history translate into “sales power” for a hotel owner today? Our foundation is not merely management; it is results. Through Elite Travel Group, we have contracted and delivered millions of overnight stays across Southeast Europe. We do not simply “operate” a hotel; we know exactly how to fill it. This quarter-century of data and relationships gives us a unique perspective that traditional management firms do not have. We understand the pulse of the market, which allows us to immediately align an owner’s asset with real-world demand. How do demographic shifts impact the hospitality industry, and how will future generations relate to inherited hotels, guesthouses, restaurants, and similar assets? Why is this important to your vision? We are entering a period of major social transformation. We see many small and medium-sized family businesses where the founders are aging, while the next generation may not be ready to take on the administrative burden of modern technology and global marketing. Our vision is to turn this “succession crisis” into a solution. We protect the family’s spirit and investment by providing the institutional backbone they need. We do the same for banks, investment funds, investors, insurance companies, and construction firms that own assets but lack the expertise to manage them. We reduce their investment risk and maximize market value. What is Elite Hospitality’s promise to an investor? Transparency and partnership in growth. Whether you are a bank, an investor, or an insurance company, you need a partner who acts as a steward of your capital. Our vision is to be the leading full-service company that transforms properties into high-performance products and destinations. We offer a simple philosophy: a transparent, cost-efficient model in which we share success. We are not merely a service provider; we are a long-term partner in asset and property development. Interview with Besi Xhaja – CEO of Elite Hospitality How does Elite Hospitality’s management structure ensure that every property performs to a global standard? Execution is about eliminating assumptions. We have built a Central Competence Center that functions as our “brain.” This brain houses our expertise in digital distribution, finance, and human resources. We then transfer this expertise to our “Profit Centers / Properties” on the ground. This means that whether it is a small boutique hotel or a large resort, each property receives the same high level of service, driven by professionals using technology and artificial intelligence. The process is well structured, from procurement to financial reporting and auditing, ensuring management standards comparable to those of a global chain. We bring institutional-level leadership to every single property. Elite Hospitality offers several models – from White Label to Leasing. How do you determine which is best for an owner? It depends on the expectations of each owner or investor. If an owner wants absolute security, our leasing model (9+9 years) provides a guaranteed income stream and doubles the asset’s value through repositioning. For those who wish to remain active in decision-making, our White Label model offers our technological engine – AI-driven revenue systems and centralized human resources – while they retain independence. For international expansion, we act as a “bridge” for franchise agreements, handling the “headache” of brand standards while the owner enjoys return on investment (ROI). We tailor execution to each owner’s specific appetite for risk and involvement. How do you ensure efficiency so that partners benefit as much as possible from working with Elite Hospitality? Efficiency is driven by our digital ecosystem. We have replaced old-style administration with a sophisticated sales and revenue structure. This gives OTAs, bed banks, and travel agencies direct, real-time access to our inventory. Combined with centralized procurement – which leverages our group’s large-scale distribution and sales power to reduce costs – we protect the owner’s margins at every step. In our management contracts, our goals are 100% aligned with the owner’s: we win when they win. This is the definition of excellence in client-centric leadership. Which properties have already embraced the Elite Hospitality vision? Currently, we are focused on two major projects marking the beginning of this year. The first is Henry Resort & Spa in Golem, with a capacity of 108 keys. This resort has been under our management since January 10 and operates year-round, bringing a new standard to the coastline. We have also expanded our portfolio in Italy with a property in the Emilia-Romagna region, specifically in Badia Polesine. This is a 110-key apart-hotel in a highly strategic location, about 60 km from major hubs such as Bologna, Venice, Verona, and the Lombardy region. We have several other projects under review and in the final stages of negotiation, which we will announce in due course. Regarding human resources, why should a hospitality professional embrace your vision and work with you? Tourism is one of the sectors that will be a key focus of the Albanian state in the coming years. We believe accommodation structures today have a golden opportunity to increase revenues and replicate regional success models such as Croatia, Montenegro, and even Southern Italy. There are several reasons to join us: Low-stress environment supported by cutting-edge technology: Our operations are powered by sophisticated management systems that eliminate chaos and create a calm, efficient workplace. Diverse career paths: Your career is not limited to one sector – you can grow in luxury hotel management and within an international network of bars and restaurants. An international profession: Opportunities to work in a global market with a broad partnership […]

Read More…

Njoftim për Shtyp: Turizmi Shqiptar – Drejt Një të Ardhme të Qëndrueshme

Albanian Tourism Towards a Sustainable Future

Press Release Turizmi Shqiptar: Drejt Një të Ardhme të Qëndrueshme Posted on 30 December 2024 Bazuar në intervistën me Elvis Kotherja, CEO i Elite Travel Group dhe Kryetar i Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes pranë AmCham Turizmi po merr një zhvillim të madh vitet e fundit dhe po konsiderohet si një nga sektorët prioritarë. Në opinionin tuaj, si përfaqësues i biznesit në këtë sektor, por dhe i Komitetit të Turizmit, qëndron kjo konsideratë? Mundet turizmi të bëhet një forcë tërheqëse për ekonominë shqiptare?Së pari, dua të falënderoj nga zemra gjithë stafin ekzekutiv për mbështetjen e pandërprerë që i është ofruar Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes. Pa këtë mbështetje, nuk do të kishim arritur këto rezultate, të cilat, në fund të këtij dyvjeçari, do të jenë themeli për vijimin e punës sonë në këtë sektor në vitet që vijnë. Është fakt që turizmi mbetet i vetmi sektor i ekonomisë shqiptare që vijon të mbajë një trend rritës, pavarësisht sfidave të shumta.  Disa nga këto sfida përfshijnë kursin e këmbimit, i cili ndikon negativisht në të ardhurat e sektorit, dhe mungesën e theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.Megjithatë, është inkurajuese të shohësh një vullnet të qartë nga të gjithë aktorët—duke filluar nga institucionet politike, qeveria dhe sektori privat.  Lajmi më i mirë i këtyre viteve të fundit është që tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka një vizion të qartë për të ardhmen. Ajo ka marrë angazhimin dhe lidershipin për krijimin e një drafti final të strategjisë së zhvillimit të turizmit, në të cilin kemi kontribuar edhe ne. Kjo është padyshim një shenjë pozitive për të gjithë industrinë. Për herë të parë, kemi një plan zhvillimi strategjik ku procesi i hartimit ka qenë tepër produktiv, duke përfshirë një gamë të gjerë aktorësh vendas dhe të huaj, si institucione publike dhe private. Si rezultat, kemi një tablo të qartë për të ardhmen e sektorit në vitet që vijnë. Gjithsesi, vetëm një strategji e shkruar nuk mjafton. Kërkohet gjithashtu një vullnet i fortë politik për zbatimin e saj, bazuar në faturën financiare që e shoqëron. Në fund të fundit, bizneset në Shqipëri konsiderojnë prioritarë ata sektorë ku mbështetja financiare nga qeveria është evidente. Për çdo 1 milion euro të investuar nga qeveria, biznesi është i gatshëm të investojë të paktën 7 herë më shumë.Turizmi ka potencialin të shndërrohet në një forcë të fuqishme për ekonominë shqiptare. Synimi ynë është të zhvillojmë një turizëm gjithëvjetor—turizmi që mbështet ekonominë, krijon punësim të vazhdueshëm dhe ndikon pozitivisht në sektorë të tjerë ekonomikë. Gjithashtu, turizmi gjithëvjetor kontribuon në përmbushjen e aspekteve sociale dhe ekonomike të turizmit të qëndrueshëm. Shqipëria po hyn në hartën e vendeve atraktive për tu vizituar. Për të mos e humbur këtë interes çfarë duhet të kenë në konsideratë politikbërësit? Po bizneset e sektorit? Po, është shumë e vërtetë që kjo është një mundësi e artë, e cila nuk duhet humbur. Ajo që politika duhet të ketë në konsideratë është e thjeshtë: të implementojë strategjinë e turizmit duke e mbështetur financiarisht dhe të vazhdojë me qasjen dhe vullnetin pozitiv që ka treguar deri tani ndaj sektorit privat. Është jetike që zhvillimi të bashkërendohet në çdo fazë, duke përfshirë gjithashtu trajnimin dhe edukimin profesional—pa të cilin kjo industri nuk ka të ardhme.  Nga ana tjetër, bizneset kanë një përgjegjësi po aq të rëndësishme. Ato duhet të bëjnë kujdes me shërbimin dhe me çmimet. Nuk duhet parë rritja e kërkesës si një mundësi për abuzim, por si një mundësi për të krijuar një burim të ardhurash të qëndrueshme për vitet që vijnë.  Dixhitalizimi është një tjetër element jetik që do ta ndihmojë industrinë të bëhet më efikase, më e shpejtë dhe më e saktë. Investimet në dixhitalizim duhet të jenë prioritet për bizneset, jo vetëm në implementimin e sistemeve të reja, por edhe në aftësimin e stafit për t’i përdorur ato në mënyrë të efektshme.  Së fundmi, trajnimi dhe edukimi profesional mbeten shtylla të pazëvendësueshme për suksesin e turizmit. Alokimi i fondeve në këtë fushë është jetik. Bizneset private nuk duhet të presin gjithmonë nga institucionet publike, por duhet të gjejnë zgjidhje të shpejta për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.Pa buzëqeshje, pa etikë dhe pa mirësjellje nga çdo punonjës i industrisë, nuk mund të kemi klientë që rikthehen. Dhe pa klientë që rikthehen, nuk mund të ndërtojmë një turizëm të qëndrueshëm. Në vitin 2025, nuk duhet të themi faleminderit vetëm kur shërbejmë, por duhet të mësojmë të themi të gjithë, pavarësisht nëse dimë apo jo anglisht: “You are welcome—jeni të mirëseardhur.” Si qëndron Shqipëria në raport me vëndet e tjera të Adriatikut? Mundemi ne të bëhemi konkurrentë të fortë? Cfarë duhet bërë për ta fituar këtë kompeticion?Në këtë fazë ku ndodhemi, është e natyrshme që Shqipëria të jetë e pozicionuar në fund të listës krahasuar me vendet e Mesdheut. Kjo është një situatë e pritshme, duke marrë parasysh se industria jonë e turizmit ka një moshë relativisht të re.  Sidoqoftë, ajo që na pengon më shumë nuk është mungesa e përvojës, por mungesa e një strukture të mirëfilltë organizative, qoftë në politikëbërje, ashtu edhe në mënyrën se si bizneset menaxhojnë këtë industri.Në fund të fundit, turizmi nuk është thjesht një sektor më vete; ai është administrim biznesi. Vetëm 20% e kësaj industrie lidhet direkt me turizmin si koncept, ndërsa 80% është njësoj si çdo industri tjetër, si prodhimi apo sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo duhet kuptuar qartë dhe me përgjegjësi nga të gjithë aktorët e përfshirë. Shqipëria ka fatin dhe mundësinë për të ndërtuar një identitet të ri turistik, bazuar në traditat dhe kulturën tonë unike. Kjo është edhe pika kyçe që reflektohet në strategjinë tonë kombëtare. Nga ana tjetër, në këtë fazë të hershme të zhvillimit, ne duhet të konkurrojmë me çmimin. Kjo strategji është e domosdoshme derisa të arrijmë maturimin në cilësinë e shërbimit dhe të krijojmë një markë autentike, e cila do të na diferencojë dhe do të na japë avantazhin e qëndrueshmërisë. Synimi është që një klient të mos vijë thjesht në Shqipëri, por të zgjedhë një destinacion specifik brenda saj. […]

Read More…

Press Release: Albanian Tourism – Towards a Sustainable Future

Albanian Tourism Towards a Sustainable Future

Press Release Albanian Tourism: Towards a Sustainable Future Posted on 30 December 2024 Based on an interview with Elvis Kotherja, CEO of Elite Travel Group and Chairman of the Tourism and Hospitality Committee at AmCham Tourism has experienced significant growth in recent years and is increasingly recognized as a priority sector. As a representative of the business community in this sector and the Tourism Committee, do you agree with this view? Can tourism become a driving force for Albania’s economy? First, I would like to extend my heartfelt thanks to the entire executive team for their unwavering support of the Tourism and Hospitality Committee. Without this assistance, we would not have achieved the results we are seeing today. These accomplishments will serve as the foundation for our continued work in the sector in the years ahead. It’s undeniable that tourism remains the only sector in the Albanian economy showing consistent growth despite numerous challenges. Among these challenges are exchange rate fluctuations, which negatively affect the sector’s revenues, and the severe shortage of skilled labor. However, it’s encouraging to see a clear commitment from all key stakeholders—political institutions, the government, and the private sector. One of the most positive developments in recent years is that the Ministry of Tourism and Environment now has a clear vision for the future. The Ministry has shown leadership by taking the initiative to create a final draft of the tourism development strategy, to which we have also contributed. This is a very promising sign for the entire industry. For the first time, we have a strategic development plan in place. The process of creating this plan has been highly productive, with input from a wide range of local and international stakeholders, including both public and private institutions. As a result, we now have a clear outlook for the sector’s future in the coming years. However, a written strategy alone is not sufficient. There must also be strong political will to implement it, supported by the necessary financial resources. In the end, businesses in Albania prioritize sectors where government support is clearly visible. For every 1 million euros invested by the government, businesses are ready to invest at least seven times that amount. Tourism has the potential to become a significant driver of Albania’s economy. Our goal is to develop year-round tourism—a type of tourism that supports the economy, creates steady employment, and positively impacts other sectors. Additionally, year-round tourism helps achieve the social and economic goals of sustainable tourism. Albania is emerging as an attractive destination on the map of countries to visit. To maintain this interest, what should policymakers focus on? And what role do businesses in the sector play? Indeed, this is a golden opportunity that should not be missed. Policymakers must focus on one simple priority: to implement the tourism strategy with full financial support and continue the positive approach they have shown towards the private sector. It’s essential that development efforts be coordinated at every stage, with a special emphasis on professional training and education. Without this, the industry will not have a sustainable future. On the other hand, businesses have a key responsibility as well. They must focus on service quality and pricing. An increase in demand should not be seen as an opportunity for exploitation but as a chance to create a stable source of revenue for the years ahead. Digitalization is another crucial factor that will help the industry become more efficient, faster, and more accurate. Businesses should prioritize investments in digital tools—not only by implementing new systems but also by training staff to use these tools effectively. Lastly, professional training and education remain essential pillars for tourism success. Allocating funds for this purpose is critical. Private businesses should not wait for public institutions to act but should seek solutions to improve service quality on their own. Without a smile, good manners, and ethics from every employee in the industry, repeat customers will be difficult to retain. And without repeat customers, sustainable tourism cannot be built. By 2025, we should not just say “thank you” when serving customers; we should all learn to say, “You are welcome,” whether we speak English or not. How does Albania compare to other Adriatic countries? Can we become strong competitors? What steps should be taken to succeed in this competition? At this stage, it’s natural that Albania ranks near the bottom compared to other Mediterranean countries. This is an expected outcome given that our tourism industry is still relatively young. However, what holds us back most is not a lack of experience, but rather the absence of a well-defined organizational structure, both in policymaking and in the management of businesses within the industry. Ultimately, tourism is not simply a sector; it is business management. Only 20% of the industry is directly related to tourism as a concept, while the other 80% functions much like any other industry, such as manufacturing or services. This understanding must be clear to all stakeholders involved. Albania is fortunate to have the opportunity to build a new tourism identity based on our unique traditions and culture. This is the central focus of our national strategy. At the same time, in this early stage of development, we must compete on price. This approach is necessary until we reach a level of maturity in service quality and can create an authentic brand that differentiates us and gives us a sustainable competitive advantage. The goal is for visitors not to simply come to Albania, but to choose a specific destination within the country. A destination where they prefer a unique accommodation experience, where they enjoy local dishes prepared by Drita, taste wine from a winery in Fishta, and participate in activities led by friendly and professional guides like Armand and Artani. We must continue to compete based on what we are already known for: our hospitality and the warmth of our smiles. But this must be combined with the professionalism we have developed over the years and the ongoing […]

Read More…