News /Bashkëpunimi i ETG me shkollën Profesionale “Salih Ceka” Posted on 6 April 2023 “Elite Travel Group gjithnjë ka dashur të jetë e freskët dhe të sjellë risi në fushën e turizmit. Nisur nga interesi vetjak, por edhe nga një studim i imtësishëm i gjendjes në vend, zhvilluam vizionin se Shqipëria kishte dhe vazhdon të ketë një nevojë të madhe për investim në arsimin profesional. Them vizion për dy arsye. Pikë së pari, nevoja i bëri njerëzit të ndërgjegjësoheshin mbi këtë aspekt të rëndësishëm të tregut dhe së dyti ne kemi qenë të parët që kemi propozuar me këmbëngulje futjen e ‘Dual System’ në sistemin arsimor, një sistem të nxëni që nis që në shkollën e mesme e pasohet më pas në të lartën. Nuk ka nxënës që të mos ketë talent dhe aftësi. Ato veçse duhen këshilluar dhe drejtuar në mënyrë të tillë që ta eksplorojnë të lirë dhe të sigurt talentin e tyre. Besoj se bashkëpunimi me shkollën profesionale ‘Salih Ceka’ është i suksesshëm pikërisht në sajë të udhërrëfimit që ne sigurojmë për nxënësit dhe dëshirës së përbashkët për të qenë përparimtarë.” Elvis Kotherja, Manaxher i Përgjithshëm i ELITE TRAVEL GROUP Si nisi bashkëpunimi? Ky bashkëpunim nuk mund të shpjegohet pa njohur më parë traditën njëzet e një vjeçare të Elite Travel Group në fushën e turizmit Mikpritjes. Në vitin 2013 vizioni për futjen e sistemit dual në sistemin arsimor u gjithëpranua si një kërkesë e rëndësishme për zhvillimin e arsimit profesional. Në vitin 2019 Elite Travel Group kontaktohet dhe zhvillon bisedime me Koordinatorin e Marrëdhenieve me Biznesin të shkollës “Salih Ceka”, Juljan Kasapi (mësues i profilit TIK). Bisedimet u zhvilluan në linjën e praktikave profesionale në biznes (Ligji për arsimin profesional, Udhëzimi 14, Mars 2020). U arrit një marrëveshje (20 shkurt 2021) dhe në fillim 34 nxënës u bënë pjesë e këtyre praktikave, më pas 46, 70 dhe ky numër veçse rritet. Asokohe shkolla ofronte drejtimet Hoteleri-Turizëm, Tekstil-Konfeksione, Instalues i Sistemeve Termohidraulikë, TIK, Ekonomi-Biznes, Përpunim Druri. Praktikat pranë Elite Travel Group filluan fillimisht në drejtimin Hoteleri-Turizëm në profilin Guidë Turistike dhe drejtiminTIK (programim, dizajn grafik dhe marketing digjital). Janë shtuar më pas profili Shërbime në Udhëtim dhe Turizëm (H-T) dhe profili Marketing Digjital Programim (TIK). Ky bashkëpunim ka lulëzuar me kohën, duke forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes shkollës dhe Elite Travel Group. Kjo marrëdhënie mes shkollës dhe biznesit të zonës i ka shërbyer komunitetit duke krijuar vende të reja pune dhe duke aftësuar profesionistë të së ardhmes. Vizioni i përbashkët mes dy strukturave ka çuar në krijimin dhe zbatimin e traditive dhe projekteve me vlerë dhe rëndësi. Katër nxënës të shkollës janë punësuar nga Elite Travel Group, fakt për të cilin ndihemi mirë dhe shpresëplotë për integrimin e të rinjve në treg. Trajnimet e vazhdueshme Klima e krijuar nga zhvillimi i praktikave profesionale i hapi rrugën zhvillimit të një sërë trajnimesh të ndryshme që lidhen drejtpërsëdrejti me aftësimin e nxënësve: Programim, Web design & Maintenance, Dizajn Grafik, Manaxhim Digjital, Operator Turistik, Agjent Turisitik e Këshilltar Udhëtimi. Këto trajnime janë bërë në bashkëpunim me Elite Academy, akademinë e kompanisë, e cila synon edukimin dhe aftësimin e të rinjve. Përveç trajnimeve të vazhdueshme, në bashkëpunim me kompaninë, shkolla ka realizuar disa herë vizita pranë biznesit ku nxënësit kanë prekur nga afër përvojën e të punuarit në mjediset dhe me kërkesat e Elite Travel Group. Gjithashtu, bashkëpunimi ka vazhduar edhe në promovimin e përbashkët të shkollës tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare, me Elite Travel Group si projekt strategjik i shkollës, me një strategji të mirëfilltë marketingu. Introduction to Python Coding (22 Janar 2022) – ky trajnim në lidhje me hyrjen në programimin me Python kishte partner kyesorë shkollën profesionale “Salih Ceka” dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan. Një përvojë me të vërtetë fantastike që mblodhi nxënëse (vajzat e shkollave 9-vjeçare për t’i nxitur të ndjekin ëndrrat dhe pasionin për teknologjinë e veçanërisht për programimin) dhe mësuesit e TIK të shkollave 9-vjeëare, i cili përçoi tek to një qasje dhe botëkutim të ri rreth Python. “Salih Ceka” në Spoonbill Nest: Shkolla është pjesëmarrëse e hershme në Spoonbill Nest dhe Koordinatori i Marrëdhënieve me Biznesin është pika lidhëse, z. Kasapi. Duke shërbyer si një officer projekti, ai ka manaxhuar nismat dhe projektet tona të përbashkëta. Herën e fundit, nisma më e re e shkollës ishte rritja e numrit të vajzave në drejtimin TIK dhe përmirësimi i kurrikulave duke iu përshtatur nevojave të bizneseve dhe tregut të punës. Nisma për të cilat ndihemi krenarë dhe falenderues për bashkëpunimin. Përvoja e mëparshme në Spoonbill Nest ka forcuar traditën e kryerjes së praktikave profesionale pranë ambienteve tona dhe trajnimin e nxënësve. Projekti “Manaxhimi i Mikpritjes së Qëndrueshme”: Ky projekt u mendua si një alternativë e shkëlqyer për të përditësuar, modernizuar dhe digjitalizuar kurrikulën e drejtimit Hoteleri dhe Turizëm, në kurrikulën e Manaxhimit të Mikpritjes së Qëndrueshme. Qëllimi i këtij projekti është të sjellë më afër standardeve bashkëkohore industrinë moderne të turizmit dhe mikpritjes në vend. Kërkon ta bëjë këtë duke investuar në arsim, nëpërmjet krijimit të një platforme të planifikimit sipërmarrës (ERP), e cila do të lidhë të gjithë aktorët pjesëmarrës për të siguruar transparencë dhe për të nxjerrë nxënës të diplomuar me mundësi më të mëdha punësimi, me aftësi përshtatjeje dhe gati për tu përballur me kërkesat e tregut. Ky projekt do t’i mësojë nxënësit në lidhje me idetë e aftësimit, riaftësimit dhe mësimit jetëgjatë, duke i prezantuar njëkohësisht me idetë e qëndrueshmërisë shoqërore, ekonomike dhe mjedisore. E gjithë kjo për të ndërtuar karriera afatgjata dhe me perspektivë zhvillimi. Eksperienca dhe certifikimi si Travel Life na bëjnë të gatshëm e të ndërgjegjshëm që përgjëgjësia jonë është e madhe. Elite Travel Group, pjesë e integruar e shkollës profesionale “Salih Ceka”: Gjatë tre viteve bashkëpunimi të ngushtë, stafi drejtues i kompanisë dhe mentorët e Elite Academy kanë treguar një kujdes të veçantë ndaj kësaj marrëdhënieje, nisur nga dëshira dhe fryma e përbashkët e të guxuarit dhe provuarit gjëra të reja, si dhe prej nxënësve të shkëlqyer të shkollës, të cilët ndër kohë e kanë […]
Follow Us