Blog

Valbona Lleshi (Kreu i BNJ) – ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”

Posted on 26 June 2023

Si e zbuluat Elite Travel Group dhe si nisi rrugëtimi juaj?

Elite Travel Group e kam njohur që në fillimet e saj, kam marrë shërbime prej saj, pastaj Elbasani është qytet i vogël, të gjthë njihen me njëri-tjetrin. Word of Mouth (“Llafosjet”) ka qenë marketingu më i mirë në vitet e para të kompanisë. Me anëtaret e bordit drejtues të kompanise njiheshim prej vitesh, jemi pjesë e pothuajse të njëjtës gjeneratë. Dhe në fakt oferta për të qenë pjesë e kompanisë, pasi personi që mbulonte prej vitesh këtë pozicion do të largohej, erdhi prej tyre. Kur erdha për herë të parë në ambientet e kompanisë, kam mbetur shumë e surprizuar jo vetëm nga ambientet, por edhe nga mënyra e organizimit të punës, teknologjia e avancuar dhe kjo ma bëri shume më të lehtë vendimin për tu shkëputur nga administrata publike. Për mua ishte puna e duhur, në momentin e duhur dhe për këtë do të jem gjithnjë mirënjohëse.

  1. Cilat janë detyrat tuaja si shefe departamenti?

Puna ime e përditshme, mbulon kryesisht: organizimin dhe mbajtjen e të dhënave të personelit; përditësimin e të dhënave të brendshme; përgatitja e dokumente të BNJ, si kontratat e punës dhe udhëzuesit e rinj të punësimit; rishikimin e politikave të kompanisë; përgjigjen pyetjeve të punonjësve rreth çështjeve të lidhura me BNJ, informimin e departamentit të Financave për  përllogaritjen e pagave duke ofruar informacione përkatëse të punonjësve (psh pushimet, ditët e sëmundjes dhe oraret e punës).

Jam gjithashtu pjesë e procesit të rekrutimit, të cilin ne e kemi shumë të standartizuar. Ky proces, i cili fillon me njohjen e nevojave të çdo departamenti, përfshin përgatitjen e përshkrimit të punës, hapjen e thirrjes për punësim, intervistimin, trajnimin e deri në fazën e punësimit.

 

  1. Cilat janë disa nga vështirësitë që hasni në punën tuaj dhe çfarë do t’i këshillonit atyre që mund të konsiderojnë mundësinë për të punuar në të njëjtën fushë?

Vetë termi Burime Njerëzore nënkupton se ky profesion ka të bëje njerëzit dhe marrëdhëniet me njerëzit janë sa të bukura, aq të komplikuara. Do të thoja se ndryshimet e brezave, njohja dhe përshtatja me kulturën e punës është një nga sfidat e BNJ. Kultura e kompanisë janë vlerat, qëndrimet, sjelljet dhe standardet e përbashkëta që përbëjnë mjedisin e punës. Çfarë do t’i këshilloja një të riu që do të punojë në këtë fushë… Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit dhe nëse je në kërkim të një profesioni ku çdo ditë është e ndryshme nga tjetra, je në fushën e duhur.

 

  1. Ndani me ne disa prej aftësive më të rëndësishme që mendoni se ju japin dorë për një performancë shumë të mirë në punën tuaj. A mund të na tregoni nga përvoja juaj se si zhvillohen dhe ndërthuren në punë disa prej tyre?

Komunikimi i qartë dhe i hapur do të thoja se është thelbësor, për të ndërtuar marrëdhënie besimi me punonjësit dhe eprorët .

 

  1. Çdo punë/profesion ka të pathënat e veta. Na tregoni disa anë të cilat jo të gjithë mund t’i njohin nga puna që ju bëni.

Empatia e tepërt, të cilën do ta konsideroja si një dobësi në këtë profesion. Dashje pa dashje, unë përfshihem në gjendjen emocionale të punonjësve dhe përjetoj njëlloj me to. Patjetër që në këtë pozicion duhet të jesh empatike, por në një nivel të caktuar, pasi duhet të marrësh vendime racionale.

 

  1. Si ju ndihmojnë facilitetet (teknologjia, infrastruktura, etj.) e Elite Travel Group në punën tuaj?

Tekonologjia është lehtësuesja më e madhe në punën time. Menaxhimi i kohës, ndarja e detyrave, të gjitha sajë teknologjisë. Me një kërkim, mund të kesh informacionin e duhur në kohë, mund të krijosh raporte pa dashur të hapësh shumë faqe e skedarë, mund të punosh në një projekt me kolegë pa qenë prezentë.

 

  1. Sipas jush, si krijohet një edukatë e shëndetshme pune? Si lidhet ajo më pas me mjedisin që ju krijoni bashkë me kolegët, apo njerëzit me të cilët ju takon puna?

Sipas meje, një edukatë e shëndetshme pune krijohet përmes kombinimit të qëllimeve dhe pritshmërive të qarta, bashkëpunimit, punës në grup, si dhe vlerësimit. Mjedisi i krijuar me kolegët dhe njerëzit e tjerë në vendin e punës luan një rol shumë të rëndësishëm në lehtësimin e të punuarit, ndarjen e njohurive dhe zhvillimin personal.

Një mjedis i shëndetshëm pune është një përpjekje bashkëpunuese që përfshin menaxhimin dhe punonjësit. Çdo person kontribuon në atmosferën e përgjithshme duke demonstruar sjellje pozitive, respekt dhe një përkushtim ndaj punës në grup. Është thelbësore  që punonjësit  të kuptojnë se mjedisi që krijojnë së bashku me kolegët ndikon shumë në përvojën e përgjithshme të punës.

Duke nxitur një atmosferë pozitive dhe mbështetëse, secili  prej nesh kontribuon në një mjedis të shëndetshëm pune dhe përmirëson mirëqenien e kompanisë.

 

  1. Si e shihni të ardhmen e fushës suaj në raport më kërkesat e tregut dhe profesionet e së ardhmes?

E ardhmja e burimeve njerëzore do të jetë dinamike dhe e përgjegjshme ndaj kërkesave të tregut të punës. Profesionistët e burimeve njerëzore do të duhet të patjetër të përqafojnë teknologjinë, vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat dhe të menduarit strategjik, ndërsa fokusohen në përvetësimin e talenteve, zhvillimin, mirëqenien e punonjësve dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

 

  1. Para se ta mbyllim, cila është motoja juaj në punë dhe vlerat që ju përpiqeni të përcillni?

Motoja ime, të cilën me thëne të drejtën e kam kuptuar gjatë punës sime në Elite Travel Group është ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”. Kjo moto thekson fokusin e burimeve njerëzore në vlerën dhe rëndësinë e punonjësve brenda një organizate, thekson besimin se investimi te njerëzit dhe mirëqenia e tyre çon në performancë më të mirë organizative dhe sukses.

 

  1. Së fundmi, është koha t’i pyesni ju lexuesit. Përshkruani në pak fjalë një situatë të përfytyruar, ku lexuesit tanë të përpiqen të gjejnë zgjidhjen.

Sa kohë duhet të studiojë një person që të jetë i aftë për një pozicion pune?

‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”

Blog Valbona Lleshi (Kreu i BNJ) – ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie” Posted on 26 June 2023 Si e zbuluat Elite Travel Group dhe si nisi rrugëtimi juaj? Elite Travel Group e kam njohur që në fillimet e saj, kam marrë shërbime prej saj, pastaj Elbasani është qytet i vogël, të gjthë njihen me njëri-tjetrin. Word of Mouth (“Llafosjet”) ka qenë marketingu më i mirë në vitet e para të kompanisë. Me anëtaret e bordit drejtues të kompanise njiheshim prej vitesh, jemi pjesë e pothuajse të njëjtës gjeneratë. Dhe në fakt oferta për të qenë pjesë e kompanisë, pasi personi që mbulonte prej vitesh këtë pozicion do të largohej, erdhi prej tyre. Kur erdha për herë të parë në ambientet e kompanisë, kam mbetur shumë e surprizuar jo vetëm nga ambientet, por edhe nga mënyra e organizimit të punës, teknologjia e avancuar dhe kjo ma bëri shume më të lehtë vendimin për tu shkëputur nga administrata publike. Për mua ishte puna e duhur, në momentin e duhur dhe për këtë do të jem gjithnjë mirënjohëse. Cilat janë detyrat tuaja si shefe departamenti? Puna ime e përditshme, mbulon kryesisht: organizimin dhe mbajtjen e të dhënave të personelit; përditësimin e të dhënave të brendshme; përgatitja e dokumente të BNJ, si kontratat e punës dhe udhëzuesit e rinj të punësimit; rishikimin e politikave të kompanisë; përgjigjen pyetjeve të punonjësve rreth çështjeve të lidhura me BNJ, informimin e departamentit të Financave për  përllogaritjen e pagave duke ofruar informacione përkatëse të punonjësve (psh pushimet, ditët e sëmundjes dhe oraret e punës). Jam gjithashtu pjesë e procesit të rekrutimit, të cilin ne e kemi shumë të standartizuar. Ky proces, i cili fillon me njohjen e nevojave të çdo departamenti, përfshin përgatitjen e përshkrimit të punës, hapjen e thirrjes për punësim, intervistimin, trajnimin e deri në fazën e punësimit. Cilat janë disa nga vështirësitë që hasni në punën tuaj dhe çfarë do t’i këshillonit atyre që mund të konsiderojnë mundësinë për të punuar në të njëjtën fushë? Vetë termi Burime Njerëzore nënkupton se ky profesion ka të bëje njerëzit dhe marrëdhëniet me njerëzit janë sa të bukura, aq të komplikuara. Do të thoja se ndryshimet e brezave, njohja dhe përshtatja me kulturën e punës është një nga sfidat e BNJ. Kultura e kompanisë janë vlerat, qëndrimet, sjelljet dhe standardet e përbashkëta që përbëjnë mjedisin e punës. Çfarë do t’i këshilloja një të riu që do të punojë në këtë fushë… Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit dhe nëse je në kërkim të një profesioni ku çdo ditë është e ndryshme nga tjetra, je në fushën e duhur. Ndani me ne disa prej aftësive më të rëndësishme që mendoni se ju japin dorë për një performancë shumë të mirë në punën tuaj. A mund të na tregoni nga përvoja juaj se si zhvillohen dhe ndërthuren në punë disa prej tyre? Komunikimi i qartë dhe i hapur do të thoja se është thelbësor, për të ndërtuar marrëdhënie besimi me punonjësit dhe eprorët . Çdo punë/profesion ka të pathënat e veta. Na tregoni disa anë të cilat jo të gjithë mund t’i njohin nga puna që ju bëni. Empatia e tepërt, të cilën do ta konsideroja si një dobësi në këtë profesion. Dashje pa dashje, unë përfshihem në gjendjen emocionale të punonjësve dhe përjetoj njëlloj me to. Patjetër që në këtë pozicion duhet të jesh empatike, por në një nivel të caktuar, pasi duhet të marrësh vendime racionale. Si ju ndihmojnë facilitetet (teknologjia, infrastruktura, etj.) e Elite Travel Group në punën tuaj? Tekonologjia është lehtësuesja më e madhe në punën time. Menaxhimi i kohës, ndarja e detyrave, të gjitha sajë teknologjisë. Me një kërkim, mund të kesh informacionin e duhur në kohë, mund të krijosh raporte pa dashur të hapësh shumë faqe e skedarë, mund të punosh në një projekt me kolegë pa qenë prezentë. Sipas jush, si krijohet një edukatë e shëndetshme pune? Si lidhet ajo më pas me mjedisin që ju krijoni bashkë me kolegët, apo njerëzit me të cilët ju takon puna? Sipas meje, një edukatë e shëndetshme pune krijohet përmes kombinimit të qëllimeve dhe pritshmërive të qarta, bashkëpunimit, punës në grup, si dhe vlerësimit. Mjedisi i krijuar me kolegët dhe njerëzit e tjerë në vendin e punës luan një rol shumë të rëndësishëm në lehtësimin e të punuarit, ndarjen e njohurive dhe zhvillimin personal. Një mjedis i shëndetshëm pune është një përpjekje bashkëpunuese që përfshin menaxhimin dhe punonjësit. Çdo person kontribuon në atmosferën e përgjithshme duke demonstruar sjellje pozitive, respekt dhe një përkushtim ndaj punës në grup. Është thelbësore  që punonjësit  të kuptojnë se mjedisi që krijojnë së bashku me kolegët ndikon shumë në përvojën e përgjithshme të punës. Duke nxitur një atmosferë pozitive dhe mbështetëse, secili  prej nesh kontribuon në një mjedis të shëndetshëm pune dhe përmirëson mirëqenien e kompanisë. Si e shihni të ardhmen e fushës suaj në raport më kërkesat e tregut dhe profesionet e së ardhmes? E ardhmja e burimeve njerëzore do të jetë dinamike dhe e përgjegjshme ndaj kërkesave të tregut të punës. Profesionistët e burimeve njerëzore do të duhet të patjetër të përqafojnë teknologjinë, vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat dhe të menduarit strategjik, ndërsa fokusohen në përvetësimin e talenteve, zhvillimin, mirëqenien e punonjësve dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Para se ta mbyllim, cila është motoja juaj në punë dhe vlerat që ju përpiqeni të përcillni? Motoja ime, të cilën me thëne të drejtën e kam kuptuar gjatë punës sime në Elite Travel Group është ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”. Kjo moto thekson fokusin e burimeve njerëzore në vlerën dhe rëndësinë e punonjësve brenda një organizate, thekson besimin se investimi te njerëzit dhe mirëqenia e tyre çon në performancë më të mirë organizative dhe sukses. Së fundmi, është koha t’i pyesni ju lexuesit. Përshkruani në pak fjalë një situatë të përfytyruar, ku lexuesit tanë të përpiqen të gjejnë zgjidhjen. Sa kohë duhet të studiojë një person që të jetë i aftë për një pozicion pune? […]

Read More…