Blog /Zbatimi i Politikave të Udhëtimit dhe përfitimet e tyre

Posted on 27 Feb 2023

Zbatimi i Politikave të Udhëtimit dhe përfitimet e tyre

Roli i burimeve njerëzore në menaxhimin e udhëtimeve

Qëllimi i një udhëtimi biznesi është që të kryhen takime, shitje, marrëveshje, apo veprimtari të tjera në emër të kompanisë e cila i zhvillon ato. Udhëtimet e biznesit mund edhe të zgjerohen në veprimtari të shumëfishta. Në këto ndodhi, menaxherët e burimeve njerëzore luajnë rol të rëndësishëm për të mundësuar nivelin më të lartë të sigurisë për punonjësit e një kompanie.

Kur planifikohen udhëtime biznesi në një vend tjetër, menaxherët e burimeve njerëzore duhet jenë të kujdesshëm për “politikat” dhe kufizimet e shteteve përkatëse, që shpesh ndryshojnë nga ato të shtetit ku punonjnë edhe vetë. Menaxherët duhet të jenë të informuar gjithashtu rreth çdo situate të papritur që punonjësit mund të hasin në një shtet të huaj.

Më poshtë po ju listojmë disa gjëra që menaxherët e burimeve njerëzore duhet të kenë parsysh.

Këto janë:

  1. Standardet e Akomodimit
  2. Përgatitjen e dokumenteve sipas vendit të visitës
  3. Planifikimin e itinerarit të udhëtimit
  4. Gjetjen me qera të automjetit për transport në rast nevoje
  5. Ndërmarrjen e mbledhjeve informuese
  6. Huazimin e normave kulturore të punës
  7. Kujdesje për standardet ndërkombëtare
  8. Gjetjen e marrëveshjeve më të mira për punonjësit e tyre

Përkujdesje ndaj menaxhimit të shpenzimeve

Menaxhimi i udhëtimeve dhe i shpenzimeve është përgjegjësi e lartë. Vrazhdësia që këto dy komponentë shpesh shfaqin mund të drejtojë si në krijimin apo edhe në shkatërrimin e programit tuaj të udhëtimeve.

Të gjithë jemi në dijeni që kultura e shëndetshme e udhëtimeve të biznesit nxit bashkëpunime dhe lidhje të forta midis punonjësve. Kështu që një punëdhënës duhet medoemos t’i kushtojë rëndësi të veçantë krijimit të një kulture pune e cila mbart respekt dhe vlerësim ndaj punonjësve të tij. Duhet të gjithë të shprehim që kultura e punës nis nga vetë punëdhënësi, fillimisht, dhe që ai është po vetë modeli që të gjithë të tjerët do të ndjekin në vazhdimësi. Kjo përqasje është fitimprurëse për të dy palët, punëdhënës dhe punonjës dhe ka shumë mundësi për t’u kthyer në qendër kryesore të kulturës së punës së një kompanie. Gjithashtu, një kulturë e tillë është gjithnjë burim për të sjellë punonjës të nivelit të lartë profesional, por edhe mënyrë për të mbajtur këta njerëz për një kohë të gjatë brenda komanisë apo biznesit. Për më tepër, faktet tregojnë që punonjësit që nuk ndjehen rehat me kulturën e biznesit janë 24% për qind më të prirë të japin dorëheqje prej punës. Gjithsesi, në realitet përqindja është edhe më e lartë nga ç’tregojnë shifrat statistikore. Për këtë arsye një punëdhënës, i cili ka për qëllim suksesin e lartë të biznesit të tij, duhet të shqetësohet seriozisht për kulturën e punës që vetë ai ndërton.

Duke rishikuar vazhdimisht praktikat më të mira të cilat zgjidhin problemet e shpenzimeve të punonjësve dhe që ndikojnë në planifikimin e saktë të udhëtimeve, është diçka shumë e rëndësishme nëse dëshironi që të mbani punonjësit në ngarkim të plotë. Kur punonjësit janë të përfshirë në punën që kryejnë dhe mbeten të kënaqur nga tarjtimi dhe vlerësimi që u jepet në fund të çdo detyre, ata lidhen më fort me misionin e kompanisë duke u bërë edhe më prodhimtarë në punë.

Ç’do të thotë të lidheni me një kompani të menaxhimit të udhëtimeve?

Segmenti i udhëtimeve të një biznesi është shumë i rëndësishëm për një biznes modern, por edhe një nga segmentet më të larta në shpenzime për kompanitë që kryejnë udhëtime biznesi. Shpenzimet e këtij segmenti duhet të menaxhohen me kujdes të lartë dhe logjistika duhet të jetë nën kontroll për të shmangur shfaqjen e problemeve. Për këtë arsye shumë biznese kanë filluar të lidhen me kompani që menaxhojnë udhëtimet.

Në këtë artikull ju do të mësoni rreth KMU-së (kompani e menazzhimit të udhëtimeve) dhe menaxhimit të udhëtimeve si një lloj disipline profesionale e cila mund t’ju sjellë shumë përfitime dhe qetësi mendore për të vazhduar rritjen e biznesit tuaj.

Çfarë është një KMU (kompani e menaxhimit të udhëtimeve)

Në përgjithësi, menaxhimi i udhëtimeve do të thotë menaxhim strategjik i nevojave të realizimit të një udhëtimi dhe këtu kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve shërbejnë si një shembull i shkëlqyeshëm. Me fjalë të tjera, kjo gjë përfshin ndërtimin e “politikës” (rregullores) së udhëtimit, bashkëpunimet, marrëdhëniet me shitësit e shërbimeve apo produkteve, kryerjen e rezervimeve dhe mbështetje ndaj kontrollit të shpenzimeve bashkë me menaxhimin e udhëtimit para, gjatë dhe pas përfundimit.

Zbatimi i një programi të menaxhimit të udhëtimeve

Të gjitha bizneset apo organizatat mund të përfitojnë prej një kompanie e cila menaxhon udhëtimet e tyre. Disa përfitime janë krejt të dukshme, por ka edhe nga ato që anashkalohen shumë lehtë. Më poshtë po ju sjellim 7 përfitmet më të ditura që lindin kur ju lidheni me një KMU.

  • Përfitimet e programit
  1. Çmime të lira të fluturimeve dhe hoteleve

Edhe pse për shërbimet e një KMU-je ju duhet të paguani, shpesh një komison të caktuar për ofrimin e shërbimit, në realitet KMU-ja do t’ju kursejë para në segmente të tjera të biznesit tuaj. Kjo gjë është edhe më e lartë kur biznesit tuaj i duhet të kryejë apo të mbulojë udhëtime të shpeshta.

Një KMU është gjithnjë në bashkëveprim me biznese në të gjithë industrinë e udhëtimeve, dhe kjo i jep mundësinë që të negociojë çmimet më të mira të hoteleve. KMU-ja ka gjithashtu përvojën e duhur për të gjetur çmimet më të lira të fluturimeve në destinacione të caktuara dhe të rezervojë fluturime në momentin e duhur. Si pasojë kjo sjell mundësinë e uljes së shpenzimeve të përgjithshme për udhëtimet e një biznesi.

  1. Këshillim dhe ndërhyrje profesionale

Çdo kompani, në menaxhimin e udhëtimeve të saj, do të jetë e përgatitur mirë dhe do të marrë disa këshilla të rëndësishme gjatë rrugës. Me anë të këshillave të ekspertëve do të jenë në gjendje të veprojnë në mënyrë të përpiktë në shpenzimin më të mirë të parave dhe në zgjedhjen e rrugëve më të mira për kryerjen e udhëtimve bashkë me njohuri rreth destinacioneve specifike.

Me siguri të plotë, një biznes do të bashkëpunojë me një KMU e cila është e specializuar në fushën e kërkuar të industrisë. Kur bëhet fjalë për biznese të një industrie me kërkesa specifike, lidhja me një KMU vjen krejt e domosdoshme. Përvoja e KMU-së dhe puna e gyjykimi i saj kërkimor do të ndihmojë në ndërtimin e strategjive dhe optimizimin e udhëtimeve të biznesit duke arritur shmangien e të papriturave që dalin përgjatë së ardhmes.

  1. Shërbim 24/7

Një përparësi tjetër i punës me një kompani të menaxhimit të udhëtimeve është gatishmëria e kurdohershme e të qenit të pranishëm. Shumica e bizneseve do ta kenë këtë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Kjo do të thotë që nëse diçka shkon keq, nëse keni nevojë të bëni një ndryshim të shpejtë ose nëse keni nevojë për këshilla të menjëhershme, dikush do të jetë aty për t’ju ndihmuar.

Nëse nuk do të lidheni me një KMU, ju nuk do të merrni shërbim 24/7 dhe do t’ju duhet të organizoni dhe të zgjidhni gjithçka vetë. Kjo gjë do të thotë se me siguri do të keni vështirësi në gjetjen e ndihmës jashtë orareve zyrtare të punës, jeni përgjegjës për çdo element të udhëtimeve të punonjësve tuaj, dhe do t’ju duhet të përgjgjeni vetë për çdo problem që shfaqet në çfarëdolloj ore të ditës.   

  1. “Politka” e udhëtimit dhe raportimet

Bashkëpunimi më një KMU ju ndihmon në këto pika:

  • Udhëtimi i biznesit duhet të jetë sa më i qëndrueshëm të jetë e mundur, por ju gjithashtu duhet t’i mbani udhëtarët të lumtur dhe të sigurt. Për këto arsye, është me rëndësi të veçantë që të zhvilloni një “politikë” udhëtimi. Me një “politikë” të përcaktuar qartë, të gjithë e dinë se ku janë, sjelljet e pranueshme dhe të papranueshme mund të përcaktohen dhe mund të vendosen rregulla për shpenzimet.
  • Kur bëhet fjalë për raportimin e shpenzimeve tuaja të udhëtimit, shumica e kompanive të menaxhimit të udhëtimit do të formësojnë në një raport të vetëm, duke ndihmuar në mbledhjen e informacionit të rëndësishëm në një vend të vetëm. Kjo e bën më të lehtë mbikëqyrjen e shpenzimeve tuaja të udhëtimit dhe përcaktimin e shpenzimeve në këtë fushë.
  • Përveç formësimit të raportimit në këtë mënyrë, ekspertët më të mirë të menaxhimit të udhëtimeve të korporatave do të shkojnë përtej pritshmërive duke ju ndihmuar në analizimin e informacionit në raportet tuaja në mënyrë që të mund të bëni rregullime në strategjinë tuaj.

 

  1. Monitorimi i udhëtimit

Kur bëhet fjalë për udhëtimet e biznesit, shumë njerëz e shtyjnë atë deri në minutën e fundit. Një kompani e menaxhimit të udhëtimeve, nga ana tjetër, mund të vëzhgojë dhe menaxhojë në mënyrë aktive çdo plan udhëtimi. Kjo gjë arrihet nëpërmjet përdorimit të sinjalizimeve të udhëtimit ose mesazheve paralajmëruese, të cilat dërgohen për të paralajmëruar njerëzit për informacione të rëndësishme. Kjo mund të përfshijë fluturimin e minutës së fundit, anulimin dhe ndryshime të tjera. Nga ana tjetër, mund të përfshijë gjithashtu mbarëvajtjen e rreziqeve të sigurisë që duhet të meren parasysh gjatë udhëtimit.

  1. Qetësi mendore

Menaxhimi i udhëtimit mund të jetë i ndërlikuar dhe shumë lehtë mund të anashkalohet diçka e rëndësishme: mund të bëhet fjalë për rregullimin e kërkesave për viza, sigurimin e udhëtarëve të biznesit që të kenë mbulim të përshtatshëm mjekësor ose rregullimin e transfertave në aeroport. Qetësia mendore që sjell puna me një KMU, është përparësi e përkryer.

Agjencia juaj e zgjedhur e udhëtimeve të biznesit do të punojë me ju për të kuptuar kërkesat tuaja dhe më pas për të siguruar që gjithçka është në rregull. Njohuritë e tyre në fushë do të bëjnë që asgjë të mos anashkalohet pa u vënë re.

  1. Më shumë kohë përqendrimi

Një nga arsyet që bizneset e shumta lidhen me një KMU është se në këtë mënyrë përfitojnë më shumë kohë të lirë dhe përqendrim në punën e tyre. Menaxhimi i udhëtimeve është një segment i shumëanshëm dhe kërkon përdorimin e një kohe të mjaftueshme për të gjetur fluturimet, hotelet më të mira dhe për të rregulluar transfertat.

Një kompani TMC me cilësi të lartë jo vetëm që do të jetë në gjendje t’i trajtojë këto përgjegjësi në emrin tuaj, por do të ketë edhe marrëdhënie biznesi ekzistuese me shitësit, duke ju siguruar prekje shumë më të shpejtë në tarifat më të mira të mundshme.

Programi i menaxhimit të udhëtimit dhe mirëqenia e punonjësve

Pasuria më e vlefshme për biznesin tuaj është fuqia punëtore. Megjithatë, duke pritur që një nga udhëtarët e biznesit tuaj të kryej një udhëtim me lodhje të panevojshme, e të mbyllë detyrat e tij me sukses dhe pastaj të kthehet në zyrë dhe të jetë produktiv, nuk është e natyrshme, apo realiste si kërkesë. Me fjalë të tjera është njësoj sikur të trajtoni punonjësin tuaj si një tërësi udhëzimesh automatike. Punonjësit janë njerëz, me vlera dhe aftësi që një sistem automatik nuk mund t’i huazojë dhe kurrë nuk do të arrijë të kryejë një punë sikurse ata. Më më tepër sistemet krijohen prej njerëzve, dhe kjo nuk duhet harruar kurrë. 

Vullneti i punonjësve bie prej stresit të udhëtimeve të shpeshta të biznesit, i cili përkeqësohet nga trysnia për të qenë prodhimtarë, performanca dhe sakrifica vetjake. Kjo është veçanërisht e vërtetë për punonjësit që udhëtojnë katërmbëdhjetë ose më shumë ditë në muaj. Ky lloj stresi mund të jetë pezmatues, duke rezultuar në depresion, pakënaqësi dhe shkëputje nga puna.

Sigurimi i mirëqenies së punonjësve: mbrojtja e mirëqenies së tyre mendore, fizike dhe shoqërore, është një detyrë e zakonshme e përgjegjësisë së kujdesit që zbatohet për punonjësit që udhëtojnë, pavarësisht nëse ata janë duke takuar një klient të mundshëm në qytet ose duke pëfaqësuar biznesin në një konferencë globale.

Në një vend pune që ndryshon shpejt dhe me ritme drastike, është thelbësore të sigurohet mirëqenia e punonjësve. Anëtarësimi në një program të mirëqenies në vendin e punës është sigurisht i rëndësishëm për të gjitha organizatat dhe bizneset në mbarë botën. Dhe kjo është kthyer në një nga përgjegjësitë kryesore të profesionistëve modernë të burimeve njerëzore.

Bëjeni punën tuaj më të lehtë dhe improvizoni performancën e komapnisë suaj

Kur bëhet fjalë për udhëtimet e biznesit, kompanitë kanë shumë përgjegjësi. Menaxherët e udhëtimit ekzistojnë për të thjeshtuar shpenzimet e udhëtimit të biznesit dhe proceset. Sidoqoftë, detyra mund të jetë e vështirë sepse roli ndërthur aspekte teknike dhe ndër të tjera përfshin aspektin kontabël, logjistik dhe njerëzor.

Një sistem i menaxhimit të udhëtimit është zgjidhja më e mirë e mundshme për trajtimin e këtyre detyrave të vështira!

Nëse ende nuk jeni të bindur, lexojeni përsëri me kujdes këtë artikull duke përfytyruar qartësisht këtë here të gjitha përfundimet konkrete që do t’ju sjellë bashkëpunimi me një KMU.

Si përfundim, është thelbësore të kujdeseni mirë për gjithçka sepse ekipet e burimeve njerëzore punojnë jashtëzakonisht shumë për të gjetur kandidatë të kualifikuar dhe për të ruajtur ciklet e jetëgjatësisë së punonjësve në detyrë. Një zgjidhje programi plotësisht e organizuar dhe e menaxhuar mund të ndihmojë punonjësit dhe menaxherët e burimeve njerëzore të krijojnë lidhje të forta midis tyre. Dhe kjo gjë nuk duhet t’ju frikësojë sepse punonjësit e tillë asnjëhere nuk do t’ju kthejnë shpinën nëse i trajtoni me respekt dhe me vlera.

Nxitja e punonjësve për t’u kujdesur në mënyrë aktive për shëndetin e tyre duke marrë pjesë në një program mirëqenieje mund të ndihmojë në nxitjen e një “kulture të gjallë kompanie” e përbërë nga individë të motivuar dhe të ngarkuar në barazpesha të shëndetshme.

Lidhuni me një KMU të rregullt

Kompanitë e Udhëtimit të Biznesit, si Elite Travel Lufthansa City Center, janë si një shitore me një ndalesë për bizneset që kanë nevojë një partner të besueshëm të menaxhimit të udhëtimeve të biznesit. Kompania ofron shërbime të kujdesit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe mjete të qëndrueshmërisë, procese të frytshme të menaxhimit të shpenzimeve dhe programe të mirëqenies së punonjësve. Një qasje e arsyeshme për udhëtimet e biznesit mbështetet në kujdesin ndaj gjithçkaje që nevojitet.