News /studimi global i klientëve

Posted on 07 Aug 2020

Studimi global i klientëve nga Lufthansa City Center: Dëshira për të udhëtuar është e madhe

Lufthansa City Center (LCC) është rrjeti më i madh i agjensive të udhëtimit në botë me më shumë se 570 zyra në 95 shtete. LCC është active si në sektorin e udhetimit për turizëm, ashtu edhe në atë të biznesit. Ky rrjet agjensish turistike punëson rreth 5,300 njerëz në mbarë botën.
 
Lufthansa City Center (LCC) është rrjeti më i madh i agjensive të udhëtimit në botë me më shumë se 570 zyra në 95 shtete. LCC është active si në sektorin e udhetimit për turizëm, ashtu edhe në atë të biznesit. Ky rrjet agjensish turistike punëson rreth 5,300 njerëz në mbarë botën.

Si u zhvillua studimi?

Nga 20 Maji deri në 12 Qershor 2020, LCC zhvilloi një studim mbi klientët e saj internacional. Një total prej 2,288 klientësh, (1,089 prej tyre klientë korporatash dhe 1,199 klientë për turizëm) nga 48 shtete morën pjesë. Shumica e klientëve vinin nga Europa perëndimore (36.10%), ndjekur nga Europa lindore (20.59%), Lindja e Mesme/Afrika (12.81%), Azia (12.36%), Amerika Veriore & Jugore (18.15%). Mes klientëve nga korporatat, 27% ishin menaxherë udhëtimi, 9% specialistë të prokurimit, 27% udhëtarë dhe 37% deklaruan se i përkisnin një fushe tjetër. 

 

Qëllimi ishte të analizohej mënyra e të udhëtuarit dhe ndryshimet e nevojave të klientëve gjatë COVID-19. Rezultatet tregojnë se në të ardhmen, udhëtimet dhe takimet ballë për ballë nuk do të zëvendësohen me takime virtuale. Pavarësisht COVID-19, dëshira për të udhëtuar vazhdon të mbetet e madhe dhe kërkesa për të udhëtuar do të rritet në muajt në vazhdim.

 

Këto gjetje janë  një  lajm  pozitiv  për  agjensitë  e  udhëtimit. Martina Groenegres, drejtoresha  e  menaxhimit në Lufthansa City Center International (LCCI) pohon se: “Agjensitë tona ndërkombëtare të udhëtimit LCC janë sfiduar jashtëzakonisht shumë gjatë javëve të kaluara. Ky studim i bërë te klientët tanë të LCC-së thekson një prirje pozitive dhe zbulon se kombinimi i një zgjedhjeje  në  rritje,  paralajmërimet  e  reduktuara  të  udhëtimit,  hapja  e  kufijve  si  dhe  njohuritë  eksperte të konsulentit individual të udhëtimit të LCC-së do të jenë thelbësore për klientët tanë”.

Udhëtimet për arsye biznesi vazhdojnë të jenë të rëndësishme

Për shumicën e të anketuarve, udhëtimi për arsye biznesi është i domosdoshëm. Tre të katërtat e të anketuarve besojnë se vëllimi i udhëtimit do të ulet me të paktën 50% në vitin 2020. Ndërsa për vitin 2021, rezultatet  duken  më  pozitive:  38%  thanë  se  vëllimi  i  udhëtimit  do  të  jetë  i  njëjtë  si  në  vitin  2019. Sipas shumicës së të anketuarve, zëvendësimi i udhëtimeve të biznesit me takime virtuale nuk duhet të merret fare parasysh: 83% preferojnë takime të vërteta dhe jo konferencave online.

 

Planet e udhëtimit pas COVID-19 janë gjithashtu shumë premtuese: 53% planifikojnë të udhëtojnë përsëri pas tre  muajsh  dhe  34%  pas  gjashtë  muajsh,  edhe  pse  me  një  buxhet  të  njëjtë  apo  më  të  vogël.  Sipas të gjithë të anketuarve, udhëtimi ajror mbetet mënyra kryesore e transportit për udhëtimet e tyre për arsye biznesi.

Udhëtimet për arsye biznesi vazhdojnë të jenë të rëndësishme

Klientët e kohës së lirë kanë një dëshirë shumë të madhe për të udhëtuar. Pjesa më e madhe e kësaj kategorie po planifikon të udhëtojë brenda vitit 2020, ku 48% e tyre po planifikojnë të udhëtojnë në vendet e rajonit dhe në shtetet ndërkufitare, dhe 30% po planifikojnë udhëtime ndërkontinentale.

 

Disa klientë të kësaj kategorie mezi po presin udhëtimet që do të bëjnë ku 36% prej tyre synojnë të udhëtojnë pas tre muajsh dhe 32% pas gjashtë muajsh. Sipas më shumë se gjysmës së të anketuarve, ofertat  e  minutës  së  fundit  janë  gjithashtu  një  mundësi  zgjedhjeje. 

 

Pushimet  në  plazhe  dhe  qytete  vazhdojnë  të  jenë  shumë  të  kërkuara  me  respektivisht  62%  dhe  54%,  të  ndjekura  nga  pushimet në fshat dhe pushimet malore, secila me 33%. Sa i përket mënyrave të të udhëtuarit, 90% e të anketuarve preferojnë udhëtimin ajror në vend të makinës së tyre 73%, dhe 68% dëshirojnë të qëndrojnë në një hotel.

Kërkohet ekspertiza e agjencive të udhëtimit

Në të ardhmen, agjensitë e udhëtimit dhe ekspertiza e tyre do të kërkohen më shumë se kurrë. Martina Groenegres pohon se përveç teknologjive të reja, rëndësisë së produkteve të kujdesit, higjienës dhe shërbimeve të reja të sigurisë, ndryshim të madh përbën edhe marrëdhënia e besimit që eksperti i udhëtimit ka me kontakte lokale në mbarë botën.

 

Informacioni shtesë do të kërkohet gjithashtu. Për shembull, 50% e klientëve të korporatave dëshirojnë informacion mbi situatën e shëndetit lokal, shërbimin 24-orësh ose ndihmë në përshtatjen me udhëzimet e udhëtimit. 43% e klientëve të kohës së lirë janë të gatshëm të paguajnë më tepër për të pasur shërbimin e kërkuar për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19.