News / qendrat e përfitimit të Elite Travel Group

Posted on 15 Feb 2021

Zbuloni qendrat e përfitimit të Elite Travel Group

Elite Travel Group

Elite Travel Group është themeluar që në vitin 2000 dhe sot është një kompani udhëtimi mjaft e njohur në Shqipëri. Me misionin për t’u dhënë njerëzve më të mirën e Ballkanit dhe Europës Lindore, biznesi ynë është zgjeruar ndër vite. Tashmë ne kemi gjashtë qendra përfitimi, të cilat nuk ofrojnë vetëm shërbime për kohën e lirë, por edhe shërbime për udhëtime korporatash apo udhëtime biznesi në Shqipëri. Gjithashtu, japim edhe kontributin tonë në komunitet nëpërmjet iniciativave tona për përgjegjshmërinë sociale të korporatës.

Cilat janë qendrat e përfitimit dhe çfarë ofrojnë ato?

Së pari, ne kemi Elite Travel Albania që ofron shërbim për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe Ballkanin vetëm për B2C (Biznesi ndaj Klientit). ETA ofron shërbime të përshtatura me tematika specifike dhe nisje të garantuara, ture, ekskursione, ekskursione në breg, transferta, makina me qira, programe luksoze dhe produkte të tjera me lidhje tokësore. Këto shërbime ofrohen në të gjithë Europën Lindore, vendet e Ballkanit dhe Shqipëri. Itineraret e hartuara me kujdes të Elite Travel Albania ju çojnë në pamjet klasike dhe në pikat kryesore më pak të njohura rurale. Pasioni dhe dëshira janë akoma në nivelin më të lartë.

 

Më pas, kemi Elite Travel Agency. Një operator turistik për shqiptarët që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit dhe Europën Qendrore. Ajo ofron akomodim për qëndrime javore ose ditore, pushime fundjave, udhëtime kulturore dhe ekskursione ditore. ETAg gjithashtu ka ofertat e saj me cruiser të kontraktuar, për të cilat shërbimet e brendshme bëhen dhe operohen nga Elite Travel Group. Dhe së fundmi, ofron eksplorime me 12 udhëtime ndërkombëtare në 5 kontinente, 1 në çdo muaj. Kompania e mbështet punën e saj në një staf shumë profesional dhe me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e shërbimeve.

udhëtime biznesi

Qendra e tretë e përfitimit është Elite Travel Lufthansa City Center. Kjo qendër fitimi ofron shërbimet e saj për klientët shqiptarë, bizneset shqiptare, dhe gjithashtu korporatat ndërkombëtare. Këto shërbime përfshijnë bileta aeroplani, bileta trageti, shërbim vizash, akomodim, paketa turesh dhe transferta aeroporti. Elite Travel – LCC me një eksperiencë 20 vjecare në biznesin e udhëtimeve, tashmë është pjesë e një networku global Lufthansa City Center që njihet si kompania më e mirë dhe më e besueshme në tregun global të udhëtimeve, me rreth 5500 punojës, 650 agjensi në më shumë se 80 shtete në mbarë globin.

 

Për sa i përket menaxhimit të destinacionit për partner biznesi të huaj, kemi Elite DMC. Ajo ofron produkte turistike të tilla si: kontrata të veçanta akomodimi, udhëtime vajtje-ardhje, ture tematike, ekskursione dhe ture të organizuara, shërbime transfertash, programe luksi, MICE (Takime, Iniciativa, Kongrese dhe Evente), etj. Elite DMC ofron këto shërbime në të gjithë Europën Lindore, vendet e Ballkanit dhe Shqipëri. Për më tepër, qendra e përfitimit Elite Mobility ofron shërbime transporti, makina me qera, shofer me qera në Shqipëri dhe në Ballkan.

 

Kemi edhe Elite Academy e cila ofron trajnime dhe kurse (sidomos për industrinë e turizmit) të përqendruara në parimet e studimit të dyanshëm, teori dhe praktikë. Ky është një seksion jofitimprurës, por kompania po përfiton duke kualifikuar punonjës të rinj, të përmirësojë imazhin, ndërgjegjësimin dhe kulturën e kompanisë. Ky konsiderohet si një investim strategjik dhe afatgjatë. Elite Academy është e vetëdijshme për nevojën urgjente për një staf kompetent në shërbim të mikpritjes dhe ofron trajnime fillestare dhe të avancuara që përshtaten posaçërisht për nevojat e sektorit të turizmit dhe mikpritjes. Kurset karakterizohen nga një kombinim i trajnimit teorik dhe praktikës së drejtpërdrejtë.

udhëtime biznesi

Elite Coaching ndihmon sipërmarrësit, pronarët e bizneseve dhe profesionistët të rriten në mënyra të ndryshme. Ata zakonisht punojnë për të ndarë përshtypje vepruese, këshilla të personalizuara dhe plane rritjeje për klientët e tyre për të rritur të ardhurat e kompanisë, për të përshpejtuar karrierën e tyre ose për të nxitur dhe përshpejtuar rritjen e biznesit. Ajo që bën Elite Coaching është një transformim i qëndrueshëm dhe i zgjuar për rritjen eksponenciale të të gjitha industrive.