Blog

Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Posted on 15 May 2023

Mbi udhërrëfyesin kulturor

Mund ta keni hasur këtë profesion edhe me termin guidë turistike, pasi kanë kuptim të njëjtë. Udhërrëfyesi kulturor ofron ture (zbatime itineraresh) të vendeve historike, objekteve dhe institucioneve me vlerë turistike (këto vlera mund të jenë të tipit kulturor, historik, natyror, por që përbëjnë interes turistik). Një udhërrëfyes duhet të jetë një “nxënës” i vetëofruar, gjithmonë në kërkim të njohurive dhe fakteve të reja për të pasuruar turet që ofron. Përgjithësisht udhërrëfyesit kulturorë flasin mbi historinë, arkitekturën dhe vlerat e vendodhjeve për të cilat u tregojnë turistëve.

Të punosh si udhërrëfyes kulturor me Elite Travel Group

Duke qenë se kompania jonë është e lidhur pikë së pari me industrinë e turizmit, ne jemi të specializuar në industrinë e mikpritjes dhe qëndrueshmërinë. Udhërrëfyesit turistikë janë ata që vënë në jetë gjithë itineraret e udhëtimeve që ne planifikojmë. Kemi kërkesa të larta për secilin prej tyre, por njëkohësisht ne mundësojmë mbështetje dhe rritje të vazhdueshme profesionale për të gjithë udhërrëfyesit tanë.

Mundësitë e punësimit

Elite Travel Group punon me disa prej kompanive më të mira në botë në fushën e turizmit. Do të keni mundësi të punoni me emra të mirënjohur dhe profesionistë të industrisë.

Paga dhe bakshishet

Pozicioni si udhërrëfyes ju siguron një page fikse vjetore. Dietat janë të përfshira dhe në rast se për to nuk përgjigjen bashkëpunëtorët, jua mbulojmë ne. Bakshishet janë tuajat, zgjidhni ju se çfarë bëni me to.

Vendqëndrimi

Në çdo rast, ju do të akomodoheni në të njëjtin hotel me turistët në një dhomë teke.

Sistemet digjitale, rikujtimi për shërbimet dhe pagesat për shërbimet

Do të trajnoheni dhe do të bëni pjesë të punës suaj sisteme digjitale që do t’ju ndihmojnë në planifikimin e shpejtë dhe rikujtimin e gjithçkaje ju duhet para se të filloni udhërrëfimin. Kompania do të kontrrollojë disa ditë para me kompanitë dhe bizneset respektive mbarëvajtjen e çdo momenti të parashikuar në intinerar dhe ju nuk do të kaloni në duar asnjë shumë parash për të paguar për shërbimet. Për këtë kujdesmi ne.

Sustainability Statement

Trajnimet dhe përditësimet

Ne do të sigurohemi që ju të trajnoheni dhe të kualifikoheni në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të jeni gjithnjë të përditësuar me të rejat e profesionit dhe industrisë. Këto trajnime do t’ju sjellin më afër kërksave të tregut, llojit të shërbimit dhe standardeve bashkëkohore.