News

Plani i Qëndrueshmërisë i Elite Travel Group

Posted on 23 June 2023

Në Elite Travel Group ne synojmë të mundësojmë një mjedis të qëndrueshëm për vete, për kolegët dhe për komunitetin. Qëndrueshmëria është një realitet që ne e kemi përqafuar dhe kemi vendosur ta ndërtojmë modelin tonë të punës rreth saj, duke shpresuar se frymëzojmë këdo që ndërvepron me ne ta kthejë atë në stil jetese. Ne kemi vendosur të ndërmarrim veprimet e duhura për të zvogëluar sa më shumë ndikimin negativ në mjedis dhe në shoqëri të operacioneve tona. Përpiqemi fort që të krijojmë një të ardhme më të mirë, duke e bërë çdo ditë më të mirë se të djeshmen dhe duke ndikuar për mirë tek klientët, furnizuesit dhe bashkëpunëtorët tanë. Punojmë fort për të krijuar një shembull të praktikës më të mirë në vend dhe rajon.

Qëllimi ynë është që politikat e qëndrueshmërisë të jenë të shtrira kudo në kompani, nga niveli i menaxhimit e deri tek ai i ekzekutimit. Stafi, furnizuesit dhe bashkëpunëtorët pritet që t’i përmbahen objektivave brenda këtij kuadri kurdoherë që është e mundur brenda buxheteve ekzistuese.

Ndonëse kuptojmë se ndikimi ynë mbi veprimet dhe palët e treta është i shtrënguar, përpiqemi dhe bëjmë më të mirën për t’i informuar në lidhje me politikat tona të qëndrueshmërisë dhe për t’i nxitur të përafrojnë praktikat e funksionimit me objektivat e kësaj politike.

Qëndrueshmëria: Menaxhimi dhe Pajtueshmëria ligjore

Për të menaxhuar politikat tona të qëndrueshmërisë ne jemi zotuar të kemi një koordinator të qëndrueshmërisë që të ketë përfunduar trajnimin dhe provimin bazë nga Travel Life, i cili është në krye të mbikqyrjes, raportimit dhe zbatimit të politikave dhe planit të veprimit në lidhje me qëndrueshmërinë. Në vazhdë të këtij vendimi, kemi shpjeguar dhe kemi bërë publike deklaratën dhe politikën e misionit të qëndrueshmërisë.

Garancia e mbarëvajtjes së tyre është kryerja e vlerësimit bazë të performancës së kompanisë për praktikat e qëndrueshme dhe sigurimi i transparencës në lidhje me qëndrueshmërinë nëpërmjet raportimit dhe komunikimit publik. Pjesë e rëndësishme e kësaj praktike është përfshirja e stafit në plan për të qenë tërësisht të informuar dhe të gatshëm për të zbatuar politikat e qëndrueshmërisë. I gjithë ky proces është në harmoni me kuadrin ligjor të parashikuar.

Qëndrueshmëria: Menaxhimi i brendshëm qendror

Ne u mundësojmë të gjithë punonjësve tanë lirinë e punësimit dhe përfundimit të kontratës me lajmërim dhe pa penalitete, duke përfshirë në kontratat e tyre kushtet e punës në përputhjes me ligjin kombëtar të punësimit, përshkrimin e punës dhe shkallën e pagës të barabartë ose mbi pagën ligjore kombëtare. Gjithashtu, përcaktojmë dhe kompensojmë për punën mbi orar bazuar në dakordësi. Pjesë tjetër e rëndësishme e menaxhimit të brendshëm shoqëror është sigurimi shoqëror dhe shëndetësor sipas ligjit kombëtar.

U ofrojmë punonjësve pagë vjetore fikse për pushimet dhe largimet për arsye shëndetësore.

Për ne është e rëndësishme të/dhe ofrojmë mundësi të barabarta në lidhje me rekrutimin, kushtet e punësimit, mundësinë e trajnimit dhe pozicionet e larta për çdo kandidat dhe nuk diskriminojmë në lidhje me gjininë, racën, moshën, aftësitë e veçanta, etninë, besimin fetar apo orientimin seskual. Kemi një politikë të shëndetit dhe sigurisë për punonjësit që përputhet me standardet ligjore kombëtare dhe mundësojmë që ata të kenë në dispozicion kutitë e ndihmës së parë dhe staf të trajnuar në të gjitha vendet përkatëse. Zbatohen rregulloret kombëtare në lidhje me moshën minimale për pranim në punësim. Bëjmë më të mirën për të matur rregullisht kënaqësinë dhe ankesat e punonjësve dhe marrim masa për përmirësim. U ofrojmë mundësi punonjësve tanë për të fituar përvoja mbi natyrën e punës së tyre dhe për të avancuar në karrierë brenda kompanisë.

Deklarojmë se nuk pengojnë anëtarësimin në sindikata, negociatat kolektive të punës dhe përfaqësimin e anëtarëve nga sindikatat.

Qëndrueshmëria: Menaxhimi i brendshëm mjedisor

Jemi angazhuar për të zvogëluar aktivisht dhe (kur është e mundur) të shmangim përdorimin e mallrave të konsumit dhe atyre njëpërdorimshe ose me funksion të limituar. Ndërmarrim veprime për të përmirësuar menaxhimin e brendshëm të mbetjeve në pajtueshmëri me ligjin duke zbatuar metoda për zvogëlimin e mbetjeve.

Qëndrueshmëria: Agjencitë Partnere

Kemi marrë përsipër të informojmë partnerët strategjikë në lidhje me standardet kombëtare dhe ato të Travelife mbi turizmin, me politikën e qëndrueshmërisë së kompanive të udhëtimit dhe se ata pritet të pajtohen me të dhe/ose t’ua komunikojnë atë klientëve përfundimtarë aty ku është e nevojshme. Ne praktikojmë përfshirjen e klauzolave kryesore të qëndrueshmërisë në kontratat me partnerët hyrës/pritës dhe i motivojmë për të marrë pjesë në trajnimin e qëndrueshmërisë për kompanitë e udhëtimit.

Qëndrueshmëria: Transporti

Ne angazhohemi për zgjedhjen e opsioneve më të qëndrueshme duke marrë parasysh çmimin dhe komoditetin kur zgjidhni opsionet e transportit deri në destinacion. Marrim në konsideratë dhe favorizojmë alternativat më të qëndrueshme në lidhje me opsionet e transportit për transfertat dhe ekskursionet në destinacion, duke marrë parasysh çmimin, komoditetin dhe konsideratat praktike. Integrimi dhe/ose promovimi i një ose më shumë produkteve/paketave të qëndrueshme të pushimeve bazuar në një metodologji të njohur, duke përfshirë transportin e qëndrueshëm, strehim të qëndrueshëm dhe aktivitete të qëndrueshme është gjithashtu i rëndësishëm për ne.

Qëndrueshmëria: Transporti

Bëjmë më të mirën për motivuar dhe inkurajuar partnerët që akomodimet e tyre të certifikohen për qëndrueshmërinë. Preferojmë dhe përzgjedhim akomodime që janë në pronësi dhe menaxhim lokal, apo që punësojnë komunitetet lokale, duke i nxitur për të ndjekur praktikat më të mira për turizmin e përgjegjshëm.

Tjetër pjesë e rëndësishme ështe përfshirja e klauzolave standarde të qëndrueshmërisë në të gjitha kontratat me ofruesit e akomodimit që fokusohen në punën e fëmijëve, kundër korrupsionit dhe ryshfetit, menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Punojmë me akomodime dhe restorante që përfshijnë elementë të artit lokal, arkitekturës ose trashëgimisë kulturore; duke respektuar të drejtat e pronësisë intelektuale të komuniteteve lokale. Sigurohemi që përmes zinxhirit tonë të furnizimit të akomodimit, të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe mbrohen dhe të ketë një politikë zero tolerance ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Ndërprerja e bashkëpunimit me akomodimin në rast të provave të qarta që akomodimet e kontraktuara rrezikojnë ofrimin e integritetit të shërbimeve bazë si ushqimi, uji, energjia, kujdesi shëndetësor ose toka për kompanitë fqinje është i padiskutueshëm.

Qëndrueshmëria: Eksursionet dhe aktivitetet

Kemi një inventar të ekskursioneve të ndjeshme mjedisore ose kulturore të cilat ofrohen në çdo destinacion. Këshillimi i mysafirëve për standardet e sjelljes gjatë ekskursioneve dhe aktiviteteve me fokus respektimin e kulturës, natyrës dhe mjedisit vendas dhe mos ofrimi i asnjë ekskursioni që dëmton njerëzit, kafshët, bimët, burimet natyrore si uji dhe energjia, ose që janë të papranueshme nga ana sociale dhe kulturore është për ne domosdoshmëri. Gjithashtu, këtu përfshihen mos ofrimi i asnjë ekskursioni në të cilin kafshët e egra keqtrajtohen, përveç aktiviteteve të rregulluara siç duhet në përputhje me ligjin vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe mos përfshirja me kompanitë që konsumojnë, ekspozojnë, shesin ose tregtojnë specie të kafshëve të egra, përveç nëse është pjesë e një aktiviteti të rregulluar që siguron që prania e tyre është e qëndrueshme dhe në përputhje me ligjin vendas, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sigurohemi që të kemi udhërrëfyes të aftë dhe/ose të certifikuar për të udhërrëfyer në vendet kulturore të pandjeshme të mysafirëve tanë, vendet e trashëgimisë ose destinacionet e ndjeshme ekologjikisht.

Promovimi dhe këshillimi i mysafirëve tanë për ekskursione dhe aktivitete që përfshijnë dhe mbështesin drejtpërdrejt komunitetet lokale duke blerë shërbime ose mallra, zanate tradicionale dhe metoda të prodhimit lokal (ushqim), ose duke vizituar projekte sociale apo ekskursioneve dhe aktiviteteve që mbështesin mjedisin dhe biodiversitetin lokal, si p.sh. vizita në zonat e mbrojtura ose projekte për mbrojtjen e mjedisit është i rëndësishëm për ne.

Qëndrueshmëria: Drejtuesit e udhërrëfimit, përfaqësuesit vendor dhe guidat

Këtu përfshihet sigurimi që të gjithë punonjësit të kenë një kontratë pune me shkrim, duke përfshirë kushtet e punës dhe një përshkrim të punës, dhe të kuptojnë plotësisht termat dhe kushtet e punësimit.

Preferojmë të punojmë me drejtuesit lokalë të tureve, përfaqësuesit lokalë, guidat turistike lokale, portierët, shoferët, kuzhinierët dhe personelin tjetër lokal në rast të aftësive të barabarta, dhe të ofrojmë trajnime sipas nevojës. Pagimi i drejtuesve të turneut, përfaqësuesve vendorë, udhërrëfyesve, portierëve dhe personelit tjetër lokal, të kontraktuar nga ne, bëhet të paktën me një pagë minimale që është e barabartë ose mbi minimumin ligjor ose standardin përkatës të industrisë.

Ne sigurohemi që udhërrëfyesit tanë turistikë, mikpritësit dhe punonjësit e tjerë me kontratë janë të kualifikuar dhe të trajnuar rregullisht. Sigurimi që punonjësit tanë lokalë të jenë të informuar mbi aspektet përkatëse të politikës sonë të qëndrueshmërisë dhe të jenë në përputhje me të, nëpërmjet buletineve, referencave ose shtesave të kontratave, emaileve ose sesioneve të trajnimit dhe informacionit nuk anashkalohet asnjëherë.

Ne ofrojmë një modul të posaçëm udhëtimi të qëndrueshëm në programin e trajnimit për guidat tona turistike lokale, në të cilin vihen në vëmendje aspektet kryesore të turizmit të përgjegjshëm të ndjekur nga roli që pritet nga punonjësit. Ky modul përfshin gjithashtu njohuri në lidhje me destinacionin dhe aspektet përkatëse të qëndrueshmërisë së tij.

Duke i informuar klientët tanë, drejtuesit e turit, përfaqësuesit lokalë dhe udhërrëfyesit për çështjet përkatëse të qëndrueshmërisë në destinacion (psh mbrojtja e florës, faunës dhe trashëgimisë kulturore, përdorimi i burimeve), normat dhe vlerat sociale (psh këshilla, kodi i veshjes dhe fotografia), dhe të drejtat e njeriut (psh shfrytëzimi seksual) ne jemi të bindur se e çojmë në një nivel tjetër detyrën dhe përgjegjshmërinë tonë. Trajnimi i drejtuesve tanë të punësuar të tureve dhe përfaqësuesve lokalë për shmangien e shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Kjo do të përfshijë trajnime se si të kontrollohen kërkesat në lidhje me përjashtimin e abuzimit të fëmijëve.

Qëndrueshmëria: Destinacionet

Kur vjen puna te zgjedhja e destinacioneve ne përpiqemi të mos humbasim kurrë elementin e origjinalitetit, mbështjetjes dhe përgjegjshmërisë. Marrim parasysh aspektet e qëndrueshmërisë në procesin e përzgjedhjes së destinacioneve të reja dhe mundësisht ofrojmë destinacione alternative, jo të zakonshme. Nuk përzgjedhim destinacione në të cilat turizmi çon në efekte strukturore negative lokale, (përveç nëse përfshirja e kompanisë rezulton në efekte të qarta kundërbalancuese).

Marrim parasysh zgjedhjen e destinacioneve të reja, të cilat janë të arritshme përmes mjeteve më të qëndrueshme të transportit. Sigurohemi që të mos ndeshemi në kundërshti me planifikimin hapësinor të bazuar në ligj, zonat e mbrojtura dhe rregulloret e trashëgimisë. Gjithashtu me strategjitë e menaxhimit të destinacionit të autoriteteve lokale, rajonale dhe kombëtare.

Mbështesim iniciativat që përmirësojnë marrëdhëniet midis akomodimeve dhe prodhuesve vendas dhe pëpiqemi të ndikojmë dhe mbështetesim qeverinë vendore (kur është e mundur, së bashku me kompanitë e tjera të udhëtimit dhe palët e interesuara) në lidhje me qëndrueshmërinë, planifikimin dhe menaxhimin e destinacionit, përdorimin e burimeve natyrore dhe çështjet socio-kulturore.

Mbështetja e ruajtjes së biodiversitetit, duke përfshirë zonat e mbrojtura dhe zonat me biodiversitet të lartë, përmes kontributit financiar, mbështetjes politike dhe integrimit në ofertat e produkteve është një tjetër shtyllë e rëndësishme e politikave tona.

Ne nuk promovojë suvenire që përmbajnë specie të kërcënuara të florës dhe faunës, siç tregohet në traktatin CITES dhe “Listën e Kuqe” të IUCN; ose objekte historike dhe arkeologjike (me përjashtim të rasteve të lejuara me ligj). Mbështesium suvenire të prodhuara në vend dhe tregojmë se cilët furnizues i ofrojnë ato për klientët tanë.

Qëndrueshmëria: Klientët

Sigurohemi që privatësia e klientit të mos cenohet.

Respektojmë standardet përkatëse dhe kodet vullnetare të sjelljes në mesazhet e marketingut dhe reklamimit dhe nuk premtojmë më shumë sesa jepet.

Është e rëndësishme të qartësojmë informacionin e produktit dhe çmimit, të plotë dhe të saktë, në lidhje me kompaninë dhe produktet dhe shërbimet e saj, duke përfshirë pretendimet për qëndrueshmëri.

Informimi mbi destinacionin, duke përfshirë aspektet e qëndrueshmërisë, i cili është faktikisht i saktë, i balancuar dhe i plotë na ndihmon ndër të tjera për të informuar klientët për ndikimin mjedisor të opsioneve të ndryshme të transportit për të arritur në destinacion (në rast se këto nuk përfshihen në paketë) dhe për të ofruar alternativa të qëndrueshme, aty ku ka, të promojmë akomodime (të certifikuara) të qëndrueshme, ekskursione, paketa dhe/ose opsione transporti, me logo ose mesazhe të tjera; duke siguruar që ato të jenë të njohura nga konsumatori dhe të paraqiten si opsioni “më i mirë”. Natyrisht, kjo lidhet me informimin e klientëve për alternativat e qëndrueshme në lidhje me akomodimet, ekskursionet, paketat e pushimeve dhe opsionet e transportit, nëse ka.

Nuk harrojmë asnjëherë të informojmë qartë klientët (potencialë), për angazhimet dhe veprimet e qëndrueshmërisë, apo të sigurojmë informacion për konsumatorët në lidhje me mjedisin natyror, kulturën lokale dhe trashëgiminë kulturore në destinacionin e pushimeve, duke përfshirë aspektet dhe çështjet kryesore të qëndrueshmërisë në destinacion dhe rekomandime se si të japim një kontribut pozitiv.

Informojmë klientët për rreziqet dhe masat paraprake që lidhen me çështjet e shëndetit dhe sigurisë në destinacion dhe mbajmë në dispozicion të përhershëm një person kontakti dhe një numër telefoni për raste urgjente, por edhe trajnojmë personelin dhe mbajmë në dispozicion udhëzimet se si të merren me emergjencat.

U ofrojmë klientëve udhëzime të dokumentuara dhe/ose kode sjelljeje për ekskursione dhe aktivitete të ndjeshme, për të minimizuar ndikimin negativ të vizitorëve dhe për të maksimizuar kënaqësinë. Kur është e mundur, udhëzimet zhvillohen në bashkëpunim me OJQ-të përkatëse dhe komunitetin e prekur. U japim klientëve informacione për shfrytëzimin dhe ngacmimin komercial, seksual ose çdo formë tjetër, veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe i bëjmë me dije legjislacionin në fuqi në lidhje me blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e objekteve historike ose fetare dhe artikujve që përmbajnë materiale të florës dhe/ose faunës së kërcënuar në destinacion.

Parapëlqejmë t’i nxisim klientët të përdorin restorante dhe dyqane lokale dhe i njoftojmë për opsionet e transportit të qëndrueshëm në destinacione, kur është e mundur. Inkurajojmë të dhurojnë për një bamirësi lokale dhe nisma të qëndrueshme.

Masim në mënyrë sistematike kënaqësinë e klientit dhe marrim parasysh rezultatet, për përmirësimin e shërbimit dhe produktit dhe përfshijmë qëndrueshmërinë si pjesë integrale të hulumtimit për kënaqësinë e klientit.

Kemi procedura të qarta në rast ankesash nga klientët.

Qëndrueshmëria: Skuadra e Gjelbër

Skuadra e Gjelbër u krijua për të punuar në lidhje me arritjen e qëllimit tonë më të madh, të ishim kompania e parë shqiptare e certfikuar nga Travelife. Tani, pasi ky qëllim u arrit, Skuadra e Gjelbër punon sistemtikisht për vëzhgimin, analizimin dhe përmirësimin e kushteve, faktorëve dhe ndërveprimit për të ruajtur praktika të shëndetshme të qëndrueshmërisë.