News /përmirësimi i standardeve të akomodimit

Posted on 10 Feb 2018

Përmirësimi i standardeve të akomodimit me ETG

Ndërkohë që Elite Travel Group ka punuar për Elite Coaching dhe Elite Hospitality, një nga fokuset këtë vit ishte trajnimi i hotelierëve në Shqipëri. Më saktësisht, ETG u bashkua me zyrën Thomas Cook North Europe & Frankfurt dhe punuan së bashku për të trajnuar hotelierë në rajonin e Sarandës. Ky projekt synon të ndihmojë hotelet për përmirësimin e standardeve të akomodimit, në mënyrë që ata të jenë në përputhje me shërbimet e kompanisë.

 
Procesi

Ky projekt filloi në shtator 2017. Së pari, kompania zhvilloi vizita kërkimore dhe intervista nëpër hotele. Më vonë, kishte një proces përzgjedhjeje për 22 hotelierë në të gjithë rajonin e Sarandës. Këtë vit, për dy muaj, ne kemi kryer procesin e trainimit për secilin nga këta hotelierë.

 

Së pari, procesi konsistonte në trajnimin në lidhje me menaxhimin. Ne bëmë trajnime në lidhje me procedurat e menaxhimit të hoteleve, rekrutimin e stafit dhe politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, menaxhimin e ndarjes së dhomave, përdorimin e sistemit të menaxhimit të pronave, dhe menaxhimin e ankesave. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij hapi ishte informimi mbi tregun e burimeve kulturore që do të sjellë një kuptim më të mirë të klientëve nga kultura të ndryshme që vijnë në këto hotele.

 

Së dyti, një pjesë tjetër e rëndësishme është trajnimi rreth shëndetit dhe sigurisë. Kryesisht ishte përqendruar në trajnimin e stafit sanitar, dhe procedurat e higjienës. Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri, ne implementuam mbrojtjen nga legjionella që siguron sigurinë e ujit të rubinetit në këto hotele.

 

Së treti, i kushtuam vëmendje edhe shërbimit të klientit dhe trajnimit të stafit të shitjeve, duke përfshirë menaxhimin e rezervimeve dhe recepsionin. Kjo do të rrisë numrin e klientëve të kënaqur, gjë që është thelbësore për çdo hotel.

Përmirësimi i katërt ka të bëjë me aspektin financiar të biznesit. Ne u përqëndruam në implementimin e një gateway për pagesat, në mënyrë që të lehtësonim transaksionet, si edhe përmirësimin e kontabilitetit financiar.

 

Së fundmi, ne gjithashtu diskutuam opsionet e marketingut dhe u përqendruam kryesisht në marketing digjital. Opsionet tona të propozuara ishin shkrimi i content dhe prodhimi i multimedias për të arritur sa më shumë klientë si në nivel lokal, edhe në atë ndërkombëtar.

 
Rezultatet

Siç pritej, ne i arritëm synimet tona nëpërmjet këtij projekti. Trajnimi është kryer për të gjithë 22 hotelierët në rajonin e Sarandës. Projekti arriti një xhiro prej 1.3 milion euro. Prandaj, ne jemi pozitivë se struktura e standardeve të akomodimit në këtë rajon do të ndryshojë dhe do të përmirësohet.

 

Na ndiqni për projektet e rradhës!

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.