Rr. "Kozma Naska", Nr:33/6,
Elbasan 3001, Albania
Rr. "e Atjonit
Tirane, Albania
Valbona Lleshi (Kreu i BNJ) – ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”
Posted on 26 June 2023
Elite Travel Group e kam njohur që në fillimet e saj, kam marrë shërbime prej saj, pastaj Elbasani është qytet i vogël, të gjthë njihen me njëri-tjetrin. Word of Mouth (“Llafosjet”) ka qenë marketingu më i mirë në vitet e para të kompanisë. Me anëtaret e bordit drejtues të kompanise njiheshim prej vitesh, jemi pjesë e pothuajse të njëjtës gjeneratë. Dhe në fakt oferta për të qenë pjesë e kompanisë, pasi personi që mbulonte prej vitesh këtë pozicion do të largohej, erdhi prej tyre. Kur erdha për herë të parë në ambientet e kompanisë, kam mbetur shumë e surprizuar jo vetëm nga ambientet, por edhe nga mënyra e organizimit të punës, teknologjia e avancuar dhe kjo ma bëri shume më të lehtë vendimin për tu shkëputur nga administrata publike. Për mua ishte puna e duhur, në momentin e duhur dhe për këtë do të jem gjithnjë mirënjohëse.
Puna ime e përditshme, mbulon kryesisht: organizimin dhe mbajtjen e të dhënave të personelit; përditësimin e të dhënave të brendshme; përgatitja e dokumente të BNJ, si kontratat e punës dhe udhëzuesit e rinj të punësimit; rishikimin e politikave të kompanisë; përgjigjen pyetjeve të punonjësve rreth çështjeve të lidhura me BNJ, informimin e departamentit të Financave për përllogaritjen e pagave duke ofruar informacione përkatëse të punonjësve (psh pushimet, ditët e sëmundjes dhe oraret e punës).
Jam gjithashtu pjesë e procesit të rekrutimit, të cilin ne e kemi shumë të standartizuar. Ky proces, i cili fillon me njohjen e nevojave të çdo departamenti, përfshin përgatitjen e përshkrimit të punës, hapjen e thirrjes për punësim, intervistimin, trajnimin e deri në fazën e punësimit.
Vetë termi Burime Njerëzore nënkupton se ky profesion ka të bëje njerëzit dhe marrëdhëniet me njerëzit janë sa të bukura, aq të komplikuara. Do të thoja se ndryshimet e brezave, njohja dhe përshtatja me kulturën e punës është një nga sfidat e BNJ. Kultura e kompanisë janë vlerat, qëndrimet, sjelljet dhe standardet e përbashkëta që përbëjnë mjedisin e punës. Çfarë do t’i këshilloja një të riu që do të punojë në këtë fushë… Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit dhe nëse je në kërkim të një profesioni ku çdo ditë është e ndryshme nga tjetra, je në fushën e duhur.
Komunikimi i qartë dhe i hapur do të thoja se është thelbësor, për të ndërtuar marrëdhënie besimi me punonjësit dhe eprorët .
Empatia e tepërt, të cilën do ta konsideroja si një dobësi në këtë profesion. Dashje pa dashje, unë përfshihem në gjendjen emocionale të punonjësve dhe përjetoj njëlloj me to. Patjetër që në këtë pozicion duhet të jesh empatike, por në një nivel të caktuar, pasi duhet të marrësh vendime racionale.
Tekonologjia është lehtësuesja më e madhe në punën time. Menaxhimi i kohës, ndarja e detyrave, të gjitha sajë teknologjisë. Me një kërkim, mund të kesh informacionin e duhur në kohë, mund të krijosh raporte pa dashur të hapësh shumë faqe e skedarë, mund të punosh në një projekt me kolegë pa qenë prezentë.
Sipas meje, një edukatë e shëndetshme pune krijohet përmes kombinimit të qëllimeve dhe pritshmërive të qarta, bashkëpunimit, punës në grup, si dhe vlerësimit. Mjedisi i krijuar me kolegët dhe njerëzit e tjerë në vendin e punës luan një rol shumë të rëndësishëm në lehtësimin e të punuarit, ndarjen e njohurive dhe zhvillimin personal.
Një mjedis i shëndetshëm pune është një përpjekje bashkëpunuese që përfshin menaxhimin dhe punonjësit. Çdo person kontribuon në atmosferën e përgjithshme duke demonstruar sjellje pozitive, respekt dhe një përkushtim ndaj punës në grup. Është thelbësore që punonjësit të kuptojnë se mjedisi që krijojnë së bashku me kolegët ndikon shumë në përvojën e përgjithshme të punës.
Duke nxitur një atmosferë pozitive dhe mbështetëse, secili prej nesh kontribuon në një mjedis të shëndetshëm pune dhe përmirëson mirëqenien e kompanisë.
E ardhmja e burimeve njerëzore do të jetë dinamike dhe e përgjegjshme ndaj kërkesave të tregut të punës. Profesionistët e burimeve njerëzore do të duhet të patjetër të përqafojnë teknologjinë, vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat dhe të menduarit strategjik, ndërsa fokusohen në përvetësimin e talenteve, zhvillimin, mirëqenien e punonjësve dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Motoja ime, të cilën me thëne të drejtën e kam kuptuar gjatë punës sime në Elite Travel Group është ‘‘Njerëzit janë aseti më me vlerë i një kompanie”. Kjo moto thekson fokusin e burimeve njerëzore në vlerën dhe rëndësinë e punonjësve brenda një organizate, thekson besimin se investimi te njerëzit dhe mirëqenia e tyre çon në performancë më të mirë organizative dhe sukses.
Sa kohë duhet të studiojë një person që të jetë i aftë për një pozicion pune?
Follow Us