Trajnimi i hotelierëve vazhdon të jetë pjesë e projekteve tona. Kësaj radhe Elite Travel Group bashkëpunoi me Progress International për të trajnuar hotelierët në Durrës, Shqipëri.
Si u zhvillua trajnimi i hotelierëve?
Gjatë muajit Janar, 2019, Elite Travel Group zhvilloi punë kërkimore dhe intervista me hotelet në rajonin e Durrësit. Më pas pati një proces përzgjedhjeje ku u zgjodhën 9 hotele. Trajnimi u përqendrua në katër aspekte kryesore: menaxhimi, shëndeti dhe siguria, shërbimet ndaj klientit dhe financat.
Së pari, për sa i përket menaxhimit, ka patur trajnime në lidhje me procedurat e menaxhimit të hotelit, rekrutimin e stafit dhe politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, menaxhimin e ndarjes së dhomave, përdorimin e sistemit të menaxhimit të pronave, dhe menaxhimin e ankesave. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij hapi ishte informimi kulturor për të kuptuar më mirë klientët nga kultura të ndryshme.
Së dyti, në lidhje me shëndetin dhe sigurinë, fokusi kryesor ishte trajnimi i stafit dhe gjithashtu përditësimi i procedurave të higjenës.
Së treti, në lidhje me shërbimet ndaj klientit, u zhvillua trajnim për stafin e shitjeve, duke përfshirë rezervimet dhe recepsionin.
Së fundmi, ka pasur përmirësime në lidhje me aspektin financiar të biznesit. Kryesisht u diskutua lehtësimi i transaksioneve dhe përmirësimi i kontabilitetit financiar.
Rezultatet nga projekti
Rezultati i projektit ishte shumë i frytshëm. Elite Travel Group, Elite Academy dhe Progress International arritën të trajnojnë të 9-të hotelierët. Njëri prej tyre është një nga grupet më të mëdha të hotelierëve në Shqipëri sot. Trajnimi i hotelierëve në Shqipëri dhe Ballkan është thelbësor në mënyrë që ata të jenë gjithmonë në përputhje me standardet ndërkombëtare të shërbimit. Ne jemi optimist që ky projekt trajnimi i ka përmirësuar dhe përgatitur ata për të ardhmen e turizmit shqiptar.
Na ndiqni për përditësime mbi projektet tona të rradhës!
Follow Us