News /industria e turizmit në Shqipëri

Posted on 26 Jan 2021

Industria e turizmit në Shqipëri gjatë 2019

Nature photo

Turizmi padyshim është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë botërore. Madje në shtete të caktuara, është një komponent jetësor i ekonmisë. Ka një mori avantazhesh që sjell turizmi për vende të ndryshme. Disa prej tyre janë të ardhurat, zhvillimet e infrastrukturës, krijimi i punëve të reja, si edhe shkëmbimi kulturor mes të huajve dhe shtetasve. Çdo vit World Travel & Tourism Council (WTTC) sjell raportin vjetor me të dhëna rreth ndikimit të këtij sektori në ekonominë globale, por edhe të të gjitha shteteve specifike.

 

Raporti global

 

Sipas WTTC, sektori i turizmit, ka patur një kontribut 10,3% në GDP totale. Gjithashtu, ka siguruar 330 milion të punësuar në nivel botëror. Për më tepër, rritja e industrisë së turizmit (3,5%) ka tejkaluar edhe rritjen e përgjithshme të ekonomisë botërore (2,5).

 

Raporti për Shqipërinë

 

Vendi ynë ka një pafundësi potencialesh turistike dhe gjithnjë e më tepër ka parë një fuqizim të këtij sektori. Sipas WTTC, shihet se turizmi ka patur një kontribut prej 358.3 miliard lekë, apo 21.2%, në ekonominë e përgjithshme shqiptare. Kjo tregon se rritja vjetore në GDP nga industria e turizmit është shumë më e lartë sesa rritja e përgjithshme ekonomike në Shqipëri. Ndikimi i kësaj industrie dallohet jo vetëm nga rritja ekonomike që i sjell vendit tonë, por edhe nga kontributi që ajo ka në punësim. Rreth 22,2% e të punësuarve në të gjithë Shqiprinë janë në sektorin e turizmit. Kjo do të thotë një numër të konsiderueshëm prej 254.300 vende pune.

Burimi kryesor i të ardhurave nga ky sektor vjen nga vizitorët ndërkombëtarë me një shumë prej 275.5 miliard lekë. Këto shpenzime nga vizitorët e huaj përbëjnë rreth 76% të totalit.

Pavarësisht shifrave mjaft të larta, Shqipëria ka ende hapësira për t’u zhvilluar, në mënyrë që të arrijë potencialin e saj të plotë. Faktorë si infrastruktura apo cilësia e shërbimeve kanë bërë që zhvillimi i turizmit të mos jetë shumë i qëndrueshëm në terma afat-gjatë. Gjithsesi, nuk mund të mohoet fakti që industria e turizmit në Shqipëri është dhe do vazhdojë të jetë një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në vend.

Proud member of

Subscribe to our newsletter!

Get our latest offers and news.

© Elite Travel Group 2021 | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

© Elite Travel Group 2021 | NUIS L03321203G
PIC No.893625305 | Powered by Elite Coaching