Rr. "Kozma Naska", Nr:33/6,
Elbasan 3001, Albania
Rr. "e Atjonit
Tirane, Albania
Çertifikimi i Qëndrueshmërisë Travelife për Elite Travel Group
Elbasan, në 7 Shkurt 2022 Elite Travel Group përfitoi Certifikatën e Travelife. Për Elite Travel Group, ky certifikim vjen si shpërblim për punën e gjatë e të palodhshme që ka treguar si korporatë e cila kryeson në përpjekjet për qëndrueshmëri dhe përgjegjësi sociale.
Elite Travel Group qëndron, si një operator turistik, në përputhje të plotë me mbi 200 kritere të lidhura me: praktikat e qëndrueshme në mjedisin e punës, gamën e produkteve, marrëdhënien me partnerë internacional dhe marrëdhënien me klientin. Standardet e Travelife janë të akredituara prej kohësh nga Kombet e Bashkuara dhe në përputhje të plotë me kriteret Globale në aspektin e Turizmit të Qëndrueshëm (www.gstcouncil.org).
Elite Travel Group është operatori i parë turistik në Shqipëri që ka fituar çmimin Travelife. Si pjesë e këtij procesi, i cili filloi në vitin 2018, Elite Travel Group arriti disa arritje, duke përfshirë:
– Z. Naut Kusters, Manaxher i Përgjithshëm i Travelife për Operatorë Turistik
Travelife është kompani ndërkombëtare e cila certifikon kompanitë në sektorin e uhëtimeve/turizmit me certifikatën e qëndrueshmërisë. Mbi 40 shoqata turistike janë duke promovuar këtë model tek anëtarët e tyre, përfshirë këtu edhe 20 shoqata Europiane të turizmit. Nga viti 2012, mbi 1 500 operatorë turistikë në mbarë botën janë trajnuar në CSR dhe mbi 500 kanë arritur Certifikimin e Qëndrueshmërisë.
– Shënimet e redaktorit
Certifikata Travelife për Elite Travel Group
Travelife është një skemë certifikimi, e dedikuar për arritjen e praktikave të qëndrueshme brenda industrisë së turizmit. Ajo u ofron kompanive qëllime realiste të qëndrueshmërisë, mjete dhe zgjidhje për të zbatuar ndryshime pozitive brenda bizneseve të tyre dhe zinxhirëve të furnizimit. Skema si dy seksione. Travelife për Hotele menaxhohet nga ABTA – Shoqata e Udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar. Travelife për operatorët turistikë menaxhohet nga ECEAT – një organizatë jofitimprurëse me qendër në Holandë.
Travelife për operatorët turistikë ofron trajnime në internet dhe mjete praktike për menaxhimin dhe certifikimin e qëndrueshmërisë. Mjetet e trajnimit dhe online janë të përshtatshme për operatorët turistikë të çdo madhësie dhe mbulojnë të gjitha aspektet e menaxhimit të biznesit të kompanisë së udhëtimit, duke përfshirë operacionet e zyrës, zinxhirin e furnizimit, destinacionet dhe konsumatorët. Me paraqitjen e një raporti në përputhje me standardin Travelife (bazuar në një auditim të pavarur në vend), kompania mund të marrë statusin “Travelife Certified”. Standardi Travelife bazohet në temat e plota të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, duke përfshirë kushtet e punës, të drejtat e njeriut, mjedisin, biodiversitetin dhe praktikat e drejta të biznesit. Kërkesat e menaxhimit janë në përputhje me EMAS dhe ISO 14001. Skema mbështetet nga më shumë se 35 shoqata kombëtare të udhëtimit për të çuar më tej zbatimin e saj midis anëtarëve.
Follow Us