News / bashkëpunimi ETG dhe Albatros S.A: këshillimi i hotelierëve

Posted on 12 Jan 2018

Bashkëpunimi ETG dhe Albatros S.A:

këshillimi i hotelierëve

Projekt midis Albatros S.A, Elite Travel Group & Elite Academy


Një nga fokuset e kompanisë sonë është këshillimi i hotelierëve, restoranteve dhe ofruesve të aktiviteteve. Për këtë arsye, ne krijuam Elite Coaching dhe Elite Hospitality, dy nën-marka që synojnë të “trajnojnë trajnerët”. Për këtë projekt të ri, jemi bashkuar me Albatros SA dhe kemi punuar së bashku për të trajnuar hotelierë, restorante dhe ofrues aktivitetesh nga Shqipëria dhe Kosova. Ky projekt synon t’i ndihmojë të përmirësojnë standardet e tyre në mënyrë që ata të jenë në përputhje me shërbimet e kompanisë.

Procesi i Trajnimit

Ky projekt filloi në Janar, 2019. Në fillim kompania zhvilloi vizita kërkimore dhe intervista nëpër hotele. Më vonë, u zhvillua një proces përzgjedhje për 45 hotelierë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Më tej, ne vazhduam procesin e trajnimit dhe digjitalizimit për secilin prej tyre.

Së pari, procesi u përqendrua në sektorin e menaxhimit. Gjatë trajnimit, u diskutuan tema të tilla si procedurat e menaxhimit të hoteleve, rekrutimi i stafit dhe politika e menaxhimit të burimeve njerëzore, përdorimi i sistemit të menaxhimit të pronave (PMS), dhe menaxhimi i ankesave. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij hapi ishte informimi mbi tregun e burimeve kulturore që do të rezultojë në një kuptim më të mirë të klientëve nga vende dhe kultura të ndryshme që vijnë në këto hotele.

Së dyti, një pjesë tjetër e rëndësishme është trajnimi mbi shëndetin dhe sigurinë. Kjo pjesë përqëndrohet kryesisht në procedurat e higjenës dhe rëndësinë e një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë (SMS).

Së treti, vëmendje të veçantë merr shërbimi i klientit dhe trajnimi i stafit të shitjeve, duke përfshirë rezervimet dhe recepsionin. Kjo do të rezultojë në më shumë klientë të kënaqur, gjë që është thelbësore për çdo ofrues shërbimesh.

Së fundmi, diskutuam opsionet e marketingut dhe u përqendruam kryesisht në marketingun digjital. Propozimet ishin shkrimi i kontentit dhe prodhimi multimedias për të prekur sa më shumë klientë si në nivel lokal ashtu dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ETG dhe Albatros S.A: këshillimi i hotelierëve

Këshillimi i hotelierëve, restoranteve dhe ofruesve të aktiviteteve pati një rezultat mjaft të kënaqshëm. Trajnimi është kryer për të 45 hotelierët në rajon. Projekti rezultoi në një rritje prej 550%.

Jemi të bindur se këto trajnime do të përmirësojnë ndjeshëm shërbimet e hotelierëve, restoranteve dhe ofruesve të këtyre shërbimeve në rajon.

Na ndiqni për përditësime mbi projekte të reja!