Ndërkohë që Elite Travel Group ka punuar për Elite Coaching dhe Elite Hospitality, një nga fokuset këtë vit ishte trajnimi i hotelierëve në Shqipëri. Më saktësisht, ETG u bashkua me zyrën Thomas Cook North Europe & Frankfurt dhe punuan së bashku për të trajnuar hotelierë në rajonin e Sarandës. Ky projekt synon të ndihmojë hotelet për përmirësimin e standardeve të akomodimit, në mënyrë që ata të jenë në përputhje me shërbimet e kompanisë.
Procesi
Ky projekt filloi në shtator 2017. Së pari, kompania zhvilloi vizita kërkimore dhe intervista nëpër hotele. Më vonë, kishte një proces përzgjedhjeje për 22 hotelierë në të gjithë rajonin e Sarandës. Këtë vit, për dy muaj, ne kemi kryer procesin e trainimit për secilin nga këta hotelierë.
Së pari, procesi konsistonte në trajnimin në lidhje me menaxhimin. Ne bëmë trajnime në lidhje me procedurat e menaxhimit të hoteleve, rekrutimin e stafit dhe politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, menaxhimin e ndarjes së dhomave, përdorimin e sistemit të menaxhimit të pronave, dhe menaxhimin e ankesave. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij hapi ishte informimi mbi tregun e burimeve kulturore që do të sjellë një kuptim më të mirë të klientëve nga kultura të ndryshme që vijnë në këto hotele.
Së dyti, një pjesë tjetër e rëndësishme është trajnimi rreth shëndetit dhe sigurisë. Kryesisht ishte përqendruar në trajnimin e stafit sanitar, dhe procedurat e higjienës. Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri, ne implementuam mbrojtjen nga legjionella që siguron sigurinë e ujit të rubinetit në këto hotele.
Së treti, i kushtuam vëmendje edhe shërbimit të klientit dhe trajnimit të stafit të shitjeve, duke përfshirë menaxhimin e rezervimeve dhe recepsionin. Kjo do të rrisë numrin e klientëve të kënaqur, gjë që është thelbësore për çdo hotel.
Përmirësimi i katërt ka të bëjë me aspektin financiar të biznesit. Ne u përqëndruam në implementimin e një gateway për pagesat, në mënyrë që të lehtësonim transaksionet, si edhe përmirësimin e kontabilitetit financiar.
Së fundmi, ne gjithashtu diskutuam opsionet e marketingut dhe u përqendruam kryesisht në marketing digjital. Opsionet tona të propozuara ishin shkrimi i content dhe prodhimi i multimedias për të arritur sa më shumë klientë si në nivel lokal, edhe në atë ndërkombëtar.
Rezultatet
Siç pritej, ne i arritëm synimet tona nëpërmjet këtij projekti. Trajnimi është kryer për të gjithë 22 hotelierët në rajonin e Sarandës. Projekti arriti një xhiro prej 1.3 milion euro. Prandaj, ne jemi pozitivë se struktura e standardeve të akomodimit në këtë rajon do të ndryshojë dhe do të përmirësohet.
Na ndiqni për projektet e rradhës!
Follow Us