News/përmirësimi i standardeve të udhëtimit

Posted on 11 Jan 2020

Përmirësimi i standardeve të agjencive të udhëtimit me ETG

Bashkëpunim midis Elite Travel GroupElite Travel Lufthansa City Center & Elite Academy, Lufthansa City Center, Sabre dhe Futouris

 

Duke punuar për Elite Coaching, një nga qëllimet tona ishte edhe trajnimi i agjensive të udhëtimit në Shqipëri. Prandaj, Elite Travel Group nisi këtë projekt me Lufthansa City Center, Sabre dhe Futouris për të përmirësuar standardet në agjensitë e udhëtimeve në Shqipëri. Qëllimi ishte të ndihmonim agjensitë e udhëtimit shqiptare të përmirësojnë profesionalizmin e tyre në këtë industri.

Si u implementua projekti?

Në këtë projekt, u trajnuan 40 agjensi udhëtimi në mënyrë që ata të mund të rrisin shitjet e tyre. Prandaj, duke u rikualifikuar, ata u bënë të aftë të përdorin sistemet e nevojshme për çdo agjensi udhëtimi në tregun aktual.

 

Së pari, ata u trajnuan për të përdorur Sistemin Global të Shpërndarjes (GDS). Ky rrjet i kompjuterizuar i bën shumë më të lehta transaksionet ndërmjet ofruesve të shërbimeve të udhëtimit dhe agjentëve të udhëtimit.

 

Më tej, ata u trajnuan të përdorin mjete të IT, siç janë Menaxheri i Marrëdhënieve me Konsumatorët (CRM), për të lehtësuar njohuritë mbi klientët dhe segmentimin e tyre, si dhe për të krijuar marrëdhënie afatgjata me ta.

 

Së fundmi, ata u trajnuan për të përdorur mjetet e menaxhimit të udhëtimit në mënyrë që proceset e rezervimit të bëhen më të thjeshta dhe të shpejta. E gjithë kjo, jo vetëm që përmirëson rrjedhën e punës në këto agjensi, por gjithashtu i ndihmon ata të ofrojnë eksperiencën më të mirë për klientin. Prandaj, nuk do të jetë më e nevojshme që këto agjensi të përdorin mënyrën tradicionale të rezervimit të biletave përmes stafit të Elite Travel Lufthansa City Center.

 

Në fund të këtij trajnimi, ata të gjithë ishin të kualifikuar dhe arritën synimet e tyre për shitjet.

Futouris LCC training

Rezultatet

2020 ka qenë një vit shumë sfidues për agjentët dhe Elite Travel Lufthansa City Center. Sidoqoftë, arritëm një xhiro prej 1.7 milion euro. Kjo është ekuivalente me 50% të shitjeve të sezonit 2019.

Gjatë Janarit dhe Shkurtit të vitit 2020, pati një rritje rekord përkatësisht prej 200% dhe 170%. Këto rezultate tregojnë se në përgjithësi projekti për të përmirësuar standardet në agjensitë e udhëtimeve në Shqipëri, ka qenë shumë i suksesshëm, veçanërisht duke patur parasysh rrethanat e këtij viti të vështirë.

 

Na ndiqni për përditësime mbi projektet tona të ardhshme!