COVID-19 UPDATED INFORMATION IN ALBANIA AND WESTERN BALKANS

Bashkëpunimi i ETG me Shkollat VET: 32 Studentë në 4 Disiplina

ETG cooperation with VET

Bashkëpunimi i ETG me Shkollat VET: 32 Studentë në 4 Disiplina

Ka kaluar disa kohë tashmë që nga prezantimi i projektit tonë për Përgjegjësinë Sociale të Korporaës, i cili ka të bëjë me edukimin dhe trajnimin e të rinjve në qytetin tonë. Prandaj kemi krijuar Elite Academy. Një pjesë e kompanisë sonë që i dedikohet të gjithë atyre që interesohen për të marrë aftësi të reja për punët e së ardhmes. Sigurisht, partnerët tanë kryesorë në këtë iniciativë kanë qenë shkollat profesionale (VET) në qytetin e Elbasanit.

Si bashkëpunon Elite Travel Group me shkollat?

VET in tourism meeting in Tirana
VET in Tourism meeting in Tirana, 2010

E kemi nisur bashkëpunimin tonë me këto shkolla që në 2008, ndërkohë që kompania jonë, së bashku me internacionalë dhe qeverinë qendrore, donte të implementonte modelin gjerman Dual VET për edukimin në turizëm. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe më në fund me përmirësimet e legjislaturës gjatë 2018, 2019 dhe tani, jemi të lumtur të ndajmë me ju progresin tonë. Kemi prezantuar kurset e para, që përmbajnë mësim teorik dhe praktik. Fatmirësisht, kemi patur komunikim shumë të mirë me këto shkolla të cilat na besuan në trajnimin e nxënësve të tyre. Fillimisht, kishim 14 studentë, të cilët morën pjesë në kurse të kategorive të ndryshme. Të gjithë ata që kishin aftësi të mira në gjuhën Angleze arritën të punësoheshin part-time në fushat ku kishin interes. Këtë vit, kemi 33 studentë në semestrin e parë dhe parashikojmë dyfishimin e këtij numri gjatë semestrit të dytë.

Çfarë duam të arrijmë?

Qëllimi ynë është të mbështesim të rinjtë në këto shkolla duke i drejtuar, frymëzuar dhe duke i ofruar mundësi internshipi. Kjo është diçka që i ka munguar sistemit të arsimit në Elbasan për shumë vite. Rinia ka nevojë të njihet me mundësitë që kanë në vendin e tyre, dhe gjithashtu të zbulojnë pasionin e tyre. Siç ka thënë edhe Manaxheri ynë i Përgjithshëm, Z. Elvis Kotherja- “Çdo student ka talentin e tij. Gjithsesi, ne duhet të jemi të duruar dhe t’u tregojmë çfarë kemi për t’i ofruar. Në këtë mënyrë, ata mund të kuptojnë dhe të zgjedhin atë që dinë të bëjnë më mirë.”
Pra, ne duam të vendosim një standard të ri për edukimin në qytetin tonë. Ne besojmë se vitin pasardhës do të kemi edhe më shumë për të treguar rreth bashkëpunimit mes biznesit, shkollave profesionale (VET) dhe institucioneve lokale. Na ndiqni për informacione të reja!